fbpx

Mënyra argëtuese për ta mësuar kodimin

Ne po jetojmë në një kohë digjitale ku telefonët mobilë dhe tabletët janë natyrshëm pjesë e jetës së fëmijëve tanë. Përpos leximit, shkrimit e matematikës, fëmijët sot duhet të mësojnë jo vetëm si të punojnë programe digjitale, por edhe si ti krijojnë ato.

Kodimi (programimi kompjuterik) është arti i krijimit të çfarëdo programi, duke filluar nga lojërat kompjuterike, e deri tek aplikacionet për telefona që na ndihmojnë në jetën tonë të përditshme. Prandaj shkathtësia e kodimit është po aq me rëndësi sa shkrimi e leximi, për suksesin e fëmijëve, pa marrë parasysh profesionin që ata do ta zgjedhin në të ardhmen.

I kemi përfshirë disa mënyra argëtuese që ju ndihmojnë fëmijëve të mësojnë kodimin, varësisht prej moshës që kanë:

Lojërat që i zhvillojnë shkathtësitë bazike kompjuterike (moshat 4+)

Për fëmijët që kanë kaluar tërë jetën e tyre të njoftuar me paisjet mobile, lojërat si Kodable, Move the Turtle dhe Lightbot do të jenë po aq të natyrshme sa lojërat e tyre të preferuara. Për dallim nga lojërat e tjera, këto lojëra ju ndihmojnë fëmijëve të mësojnë logjikën që qëndron prapa programimit, dhe mënyrën se si kompjuterët mendojnë.

Luaj një lojë, shkruaj pak kod (moshat 8-16)

Scratch është një gjuhë programuese që ju lejon fëmijëve të krijojnë tregime interaktive, lojëra dhe animacione në një mënyrë shumë vizuale, përmes drag dhe drop. Çfarë është e mira rreth Scratch, është jo vetëm fuqia e asaj se shumë mund të krijohet me të, por poashtu komuniteti të cilit do t’i bashkangjiten fëmijët tuaj kur fillojnë programimin me Scratch. Në vend që të fillojnë nga zeroja fëmijët mund të luajnë me lojërat dhe t’i modifikojnë tregimet që janë shkruar nga të tjerët, t’i shëndrrojnë në atë që ata kanë dëshirë. Pastaj ata mund t’i ndajnë me të tjerët programet që i shkruajnë, për të treguar se çfarë kanë krijuar.

Të bëhen magjistarë që përdorin magji të shkruara përmes kodit, për ta shpëtuar princin ose princeshën (mosha 8+)

Code Combat është një faqe falas që ju mëson të kodoni në disa prej gjuhëve të famshe programuese si JavaScript dhe Python, përmes lojërave (duke luajtur lojëra). Në këtë lojë për fillestarë, lojtari e merr rolin e një magjistari të mirë e të fuqishëm që përdorë magjitë që shkruhen përmes kodit (JavaScript) për të kontrolluar heronjtë, naviguar nëpër labirinte, mundur përbindëshat, mashtrojë armiqtë dhe shpëtojë aleatët.

Të ndërtosh robotët e tu (mosha 10+)

Lego Mindstorms kombinon Legot që të gjithë i njohim dhe i duam, me motorë, sensorë dhe kontrollim nga larg, në mënyrë që fëmijët tuaj të mund t’i programojnë për të bërë çkado që imagjinata e tyre e ëndërron, të flasin e veprojnë sipas komandës së tyre.

Krijoni Minecraft Mods (i avancuar)

Nëse fëmijët tuaj luajnë Minecraft, do të vijë një kohë kur do të mërziten me ‘mods’ aktuale që janë në Minecraft dhe do të kenë dëshirë ta krijojnë të tyren. Pasi që Mods ndërtohen me gjuhë programuese të botës reale sikurse që është Java, atëherë kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të ngritur shkathtësitë e tyre programuese në një nivel të ri. Program i Youth Digital- Learn Java with Minecraft duket si një mënyrë shumë argëtuese për të mësuar, përmes kursit online të përcjellur me video shpjeguese, që ju tregon fëmijëve se si të programohet me Java për të krijuar vet shpatat, parzmoret, veglat, ushqimin, arritjet e shumë gjëra të tjera.

Mësoni edhe pjesët fizike të një kompjuteri, edhe kodimin me Raspberry Pi

Raspberry Pi funksionon lehtë, vetëm e lidhni me një monitor ose TV, lidhni tastaturën dhe një maus, dhe jeni gati t’ja filloni. Kështu fitoni një kompjuter të menjëhershëm, të lirë dhe që është tërësisht funksional. Është mënyrë e mirë për fëmijët të mësojnë për paisjet ‘hardware’ që ju mundësojnë kompjuterëve të funksionojnë. Për më tepër ka shumë verzione të Scratch dhe Minecraft për Raspberry Pi, që mund të shërbejnë si vegla shumë të mira për fëmijët që janë duke e mësuar kodimin.

Si bonus, Minecraft për Raspberry Pi është edicioni i vetëm i lojës që i lejon lojtarët ta programojnë drejtëpërdrejtë, duke ju dhënën fëmijëve edhe më shumë mundësi për kontrollomin e përvojës së tyre me Minecraft (këtë herë duke përdorur kod që shkruhet në Python). Këto e burime të tjera të të mësuarit me Pi i gjeni këtu.

Comments are closed.