fbpx

Këto janë shkathtësitë që duhet t’i mësoni dhe që do t’ju shpaguhen përgjithmonë

Sa më shumë që të përparoni në karrierë, aq më e lehtë është të bini pre e supozimit që tashmë ja ke dalur mbanë dhe tash i ke të gjitha shkathtësitë që të nevojiten për të qenë i suksesshëm. Por duhet ta përmirësoni veten vazhdimisht duke bërë gjëra në të ardhmen që janë përtej mundësive tuaja të tanishme.

Pasi që koha juaj nuk është e përhershme, ju duhet të dedikoheni mësimit të shkathtësive të reja që do të të sjellin përfitimet më të mëdha. Ekzistojnë 9 shkathtësi që besoj se janë të rëndësishme, sepse vazhdimisht do të shpaguhen. Këto janë shkathtësitë që shpaguhen më së shumti për shkak që të mësojnë dhe mbajnë dashurinë për mësimin.

Inteligjenca emocionale (IE), është aftësia për t’i identifikuar dhe njohur emocionet tona dhe emocionet e të tjerëve, dhe aftësia për të përdorur këtë dije për t’i menaxhuar sjelljen dhe lidhjet. Kjo shkathtësi ndikon në mënyrën se si ne i menaxhojmë sjelljet, sillemi në situata sociale të komplikuara, dhe ju ndihmon të merrni vendime personale që sjellin rezultate pozitive.

Menaxhimi i kohës. Njëra prej gjërave më të mëdha që bëhet pengesë e menaxhimit efektiv të kohës është “tirania e detyrave urgjente”. Kjo do të thotë se ti kalon shumë kohë duke i bërë detyrat e vogla, dhe harxhon kohë dhe energji në detyra që të pengojnë prej kryerjes së gjërave me rëndësi. Të mësosh se si ta menaxhosh kohën me efektivitet të mundëson të përformosh në nivel më të lartë, dhe të mundëson të punosh në mënyrë efektive dhe t’i kryesh detyrat me rëndësi për çdo ditë.

Të dëgjuarit. Kjo shkathtësi është e lehtë, apo jo? Nëse nuk jemi duke folur, jemi duke dëgjuar, apo s’është kështu? Epo, jo saktësisht. Shpesh mendojmë se jemi duke dëgjuar se çka është duke thënë dikush tjetër, por në fakt ne jemi duke planifikuar se si të përgjigjemi. Të dëgjosh me të vërtetë, do të thotë të fokusohesh në atë çka personi tjetër është duke e thënë. Dëgjo për të kuptuar e jo për të kthyer përgjigje.

Si të thuash JO. T’u themi JO disa gjërave është e vështirë për shumë prej nesh, madje kjo gjë shpesh na shkakton stres, dhe bën që energjitë tona të digjen. Kur situata kërkon JO-në si përgjigje, shmanguni përdorimit të frazave si, “nuk besoj që mundem” apo “nuk e di me siguri”. Kur mësoni të thoni JO, e lironi veten prej obligimeve të tepërta dhe lironi kohë dhe energji për gjërat e rëndësishme në jetë.

Të kërkosh ndihmë. Të kërkosh ndihmë mund të mos duket si shkathtësi, por kërkon shumë vetëbesim dhe përulje të pranosh se ke nevojë për ndihmë. Megjithatë kjo shkathtësi ka rëndësi shumë të madhe, pasi që punëdhënësit nuk kanë nevojë për një punëtor që vazhdon në rrugën e gabuar, vetëm pse nuk ka vullnet të kërkojë ndihmë.

Të bësh gjumë cilësor. Të gjithë e dimë që gjumi cilësor është i mirë për trurin. Gjatë gjumit, trupi largon proteinat toksike, por mund ta bëjë këtë vetëm kur bëni gjumë të mjaftueshëm. Të mësosh se si të bësh gjumë kualitativ në baza ditore është shkathtësi e vështirë për t’u mësuar, por shpaguhet tejmase për çdo ditë.

Të mësosh të heshtësh. Natyrisht, është ndjenë e mirë ta heqësh barrën mbi supe duke biseduar me dikë, dhe duke shfryrë mllefin tënd, por kjo jep vetëm kënaqësi të përkohshme. Është në natyrën tonë njerëzore të mundohemi ta dëshmojmë se kemi të drejtë, por kjo gjë rrallë është efektive. Në konflikt, emocionet e pakontrolluara, ju bëjnë të ngulni këmbë dhe të luftoni në beteja që mund ta dëmtojnë lidhjen që keni me atë person. Prandaj kur i lexon situatat dhe përgjigjesh me gjakftohtësi ndaj emocioneve, dhe i zgjedhë betejat me zgjuarsi, mësohesh të mbash qëndrim vetëm kur është momenti i duhur. Kjo do të thotë që për të bërë gjënë e duhur, nganjëherë duhet ta kafshosh gjuhën.

Të marrësh iniciativë. Iniciativa është një shkathtësi që ju ndihmon të përparoni shumë në jetë. Nganjëherë ekziston një dallim i madh mes asaj që duhet ta bëjmë dhe faktit që kemi shumë frikë apo dembeli për ta bërë atë gjë. Për t’i shtyrë gjërat përpara duhet iniciativë. Duhet nganjëherë të rrezikosh dhe ta shtyhesh veten përtej zonës së rehatisë, deri sa marrja e iniciativës të bëhet pjesë e natyrës tënde.

Të qëndrosh pozitiv/e. Ka raste kur të gjesh motivimin për tu fokusuar në gjërat pozitive është sfidë e madhe, e një gjë që i pengon pozitivitetit është fakti që truri ynë është i prirur për t’u fokusuar në rreziqe dhe vazhdimisht është në gjendje alarmi duke pritur gjëra negative. Të qëndrosh pozitiv është një sfidë që kërkon shumë fokusim dhe vëmendje. Duhet që t’ia caktosh vetes si qëllim të qëndrosh pozitiv për ta tejkaluar tendencën e trurit për t’u fokusuar në gjëra negative.

Për fund
Mos harroni se mësimi gjatë tërë jetës shpaguhet më shumë se shkathtësitë që i keni. Prandaj, asnjëherë mos ndaloni së mësuari gjëra të reja.

Comments are closed.