fbpx

Fillon faza e tretë e projektit WOW

Ka filluar lansimi dhe implementimi i projektit WOW (Women in Online Work) për komunën e Prishtinës. Pjesëmarrëse në trajnim janë 50 kandidate të cilat vijojnë trajnimin në dy drejtime: Front End dhe Dizajn Grafik. Përpos njohurive specifike të gjitha vajzat poashtu do të mësojnë se si të punojnë me platforma të ndryshme të punës online, siç është Upwork.

Sikurse edhe dy gjeneratat paraprake, projekti WOW pritet të krijojë profesioniste që janë të gatshme për tregun ndërkombëtar të punës. Deri në përfundim të trajnimit, kandidatet do të paisen me shkathësitë e nevojshme teknike dhe njohuri mbi procedurën e aplikimit për punë përmes platformave online.

WOW si projekt, që po implementohet nga Cacttus Education, ka për qëllim avancimin e vajzave dhe grave në fushën e teknologjisë dhe krijimin e gjeneratës së re të sukseshme të Freelancers në Kosovë. Si përfundim, nga kandidatet aktuale pritet që të fitojnë së paku nga një kontratë pune deri në përfundim të trajnimit dhe të vazhdojnë të jenë shembull për të gjitha gratë dhe vajzat që dëshirojnë të punojnë në fushën e teknologjisë.

Comments are closed.