fbpx

Fëmijët dhe adoleshentët gjilanas njihen me CacttuKids

Gjatë vazhdimit të bashkëpunimit me kursin e gjuhës angleze, Oxford Studio ELT (OXF), patëm rastin të takohemi me rreth 50 fëmijë e adoleshentë nga qyteti i Gjilanit. Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar për të mësuar gjëra të reja, patën mundësinë që përveç argëtimit të mësojnë diçka më shumë për kurset e kodimit. Gjatë informimit për kursin për kodim CacttuKids në Prishtinë, u aktivizuan me ide për të sjellur një kurs të tillë edhe në qytetin e Gjilanit! CacttuKids, ka për qëllim që të ardhmen të hapë edhe degët e veta në qytete të ndryshme të Kosovës, për të ju dhënë mundësi të barabarta të gjithë fëmijëve dhe adoleshentëve. CacttuKids do të vazhdoj bashkëpunimin me kursin Oxford Studio, ku edhe të enjten me datë 31 gusht 2017, ne do vizitojmë kampin e ardhshëm, duke u njohur me fëmijë dhe adoleshentë të rinj.

CacttuKids, fillon me grupet e reja në shtator të këtij viti dhe i ftojmë të gjithë të rinjtë e moshave 7 – 15 të fillojnë të mësojnë kodimin e lojërave dhe aplikacioneve në kurset tona. Nga shtatori, mund të filloni të mësoni me programet e Microsoft Imagine Academy dhe MIT Media Lab.

Comments are closed.