fbpx

Cilat janë profesionet më me perspektivë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikimit?

Të studiosh në fushën e teknologjisë është një hap i mirë drejt një karriere me perspektivë më të gjerë. Profesionet në fushën e teknologjisë janë ndër profesionet më të kërkuara, që ofrojnë mundësi më të mira të avancimit në profesion si dhe pagë më të lartë. Por, cilat janë profesionet në fushën e teknologjisë që paraqesin kërkesën më të madhe në treg?

ZHVILLUES I APLIKACIONEVE MOBILE
Zhvillimi i aplikacioneve mobile është ndër profesionet me rritje më të shpejtë në botë. Me rritjen e përdoruesve të paisjeve si telefona të mençur e tabletë, po rritet në një shkallë marramendëse edhe kërkesa e tregut për te zhvilluar aplikacione të reja.

ADMINISTRUES I TË DHËNAVE
Bizneset sot akumulojnë sasi te medha të të dhënave digjitale. Kjo ka nxitur nevojën për Administratorë te Databazave, te cilet menaxhojne keto te dhena: i ruajnë, organizojnë, dhe analizojnë.

ZHVILLUES I UEB-IT
Për çdo vit, një numër rekord i bizneseve po rrisin prezencën e tyre online. Me shtimin e numrit të produkteve dhe shërbimeve online, kërkesa për zhvilluesit dhe dizajnerët e ueb-it është vazhdimisht në rritje.

ADMINISTRUES I RRJETEVE
Kompanitë e organizatat vazhdimisht investojnë në teknologji të reja sistemesh dhe rrjetesh me qëllim që ta rrisin produktivitetin dhe të fitojnë përparësi ndaj konkurrencës. Si rrjedhojë kërkesa për Administratorë të Rrjetit do të vazhdojë të rritet.

INXHINIER SOFTUERIK
Kërkesa e tregut për inxhinierë softuerik do të rritet paralel me zhvillimet teknologjike dhe teknologjitë e reja të rrjetit. Me sofistikimin dhe adoptimin e sistemeve për përpunimin e të dhënave, do të kërkohen më shumë Inxhinierë të softuerit për të implementuar dhe përditësuar sistemet kompjuterike.

IT SPECIALIST PËR SIGURI
Siguria mbetet brenga kryesore për ekzekutivët e IT-së dhe menaxherët. Për shkak të shpeshtësisë, përmasave dhe kompleksitetit të sulmeve kibernetike që vazhdojnë të eskalojnë, shkathtësitë në sigurinë me kompjuterë janë në kërkesë të madhe në treg.

Fatmirësisht, Cacttus Education ofron shkollim profesional 2 vjeçar dhe trajnime për këto profesione. Njohuritë akademike dhe ana praktike e studimeve ju përgatisin për tregun e punës vendor dhe për gjithë botën.

Comments are closed.