fbpx

Cacttus Education shpallë konkurs për regjistrim të studentëve për vitin akademik 2019-2020

Shkolla e Lartë Profesionale Cacttus Education ka hapur konkursin për regjistrimin e gjeneratës së re të studentëve për vitin akademik 2019-2020.  Akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe licencuar nga MASHT Cacttus Education u ofron studentëve studim profesional 2 vjeçar në drejtimet më të kërkuara në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit-TIK, në tregun vendor të punës dhe atë ndërkombëtar.

Edukimi profesional në Cacttus Education:

  • ofron programe të zhvilluara sipas kërkesave të tregut të punës,
  • ka shumë më shumë punë praktike gjatë mësimit,
  • mbahet në klasa dhe laboratore me të gjitha pajisjet e nevojshme, dhe
  • udhëhiqet nga mësimdhënës që janë profesionistë të lëmisë dhe aktualisht punojnë në këtë lëmi.

Studentët që studiojnë në Cacttus Education, përpos diplomës, mund të marrin edhe certifikime industriale që njihen ndërkombëtarisht, si ato nga Cisco apo Microsoft.

Konkursi është i hapur për këto drejtime:

Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile. Programi për këtë drejtim është dizajnuar që të përgatisë studentët për të filluar dhe ndërtuar karrierë në programim si anëtar i ekipit në kompani ose si i vetëpunësuar. Programi ofron njohjen me gjuhët programuese, platformat, metodologjitë dhe teknikat më të fundit në fushën e zhvillimit të softuerit, duke përfshirë bazat teorike dhe praktike nga: programimi i orientuar në objekte, algoritmet dhe struktura e të dhënave, SQL, JavaScript, CSS, HTML5, jQuery, Ajax, korniza programuese MVC, serviset API, resurset e pajisjes (GPS, sensorët, NFC), ndërfaqja dhe përdorueshmëria, teknikat e mbledhjes së kërkesave, virtualizimi dhe ‘Cloud Computing’, dizajnimi lojërave, sitemet në kohë reale, siguria për ueb dhe platformat mobile, rrjetat dhe IP adresimi, si dhe teoritë kryesore për ndërmarrësinë dhe inovacionin, modelet e biznesit, burimet e financimit të biznesit, çështjet legale dhe etike në TI , bazat e kornizës ligjore për TI, specifikat e shitjes së produkteve dhe shërbimeve të TI-së, prona intelektuale, patentimi, dhe mbrojtja e të dhënave personale.

Administrim i rrjetave dhe sistemeve. Programi për këtë drejtim përqëndrohet në përgatitjen e studentëve për vendin e punës së administruesit të sistemeve në organizata të mesme dhe të mëdha. Programi ofron njohjen me teknologjitë dhe praktikat më të reja të instalimit, mirëmbatjes dhe administrimit të infrastrukturës së rrjetave dhe serverave, duke përfshirë: rrjetat LAN dhe WAN, rrjetat WIFI, serverat (Microsoft dhe Linux), databazat, virtualizimin, “cloud computing”, rrjetat mobile, sigurinë në nivel të rrjetës, dhe jep bazat e menaxhimit të projekteve të TI-së, komunikimit dhe shitjes.

Si parakusht për të aplikuar studentët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme dhe të posedojnë njohuri të gjuhës angleze.  Pas mbushjes së formës së aplikimit mbahet provimi pranues.

Regjistrimi i studentëve për vitin akademik 2019/2020 ka filluar!

Rezervo vendin tënd!

Apliko tani!

Comments are closed.