fbpx

Cacttus Education pjesëmarrës në Panairin e Edukimit 2017

Edicioni i 11-të i Panairit të Edukimit në Prishtinë do të mbahet më datë 20-21 Prill 2017. Ashtu sikur edhe vitin e kaluar, pjesë e këtij edicioni do të jetë edhe Cacttus Education ku do të shpalosë më shumë informata lidhur me programet, trajnimet dhe risitë që ofrohen nga ky institucion.

Në panair do të mund të mësoni më shumë për dy programet e shkollës profesionale: “Administrues i rrjeteve dhe sistemeve” dhe “Zhvillues të Ueb-it dhe të Aplikacioneve Mobile”. Poashtu mund të merrni më shumë informata lidhur me trajnimet në fushën e IT-së, që ofrojnë çetrifikime industriale në Microsoft, Cisco, Oracle, Symantec, CompTIA, Linux, Adobe, IBM, etj.

Cacttus Education është poashtu implementues i valës së 3-të të programit WOW, program ky që ka për qëllim avancimin e femrës në fushën e teknologjisë. Ky program synon që t’i vetëdijësojë gratë dhe vajzat e reja, mbi rolin e punës online, si dhe mbi mundësitë e angazhimit në punë nga distanca.

Si risi, këtë radhë Cacttus Education ofron programin CacttuKids. Duke pasur parasysh që në botën e sotme të teknologjisë, njohja e gjuhës digjitale po bëhet e domosdoshme çdo ditë e më shumë, CacttuKids synon që t’i përgadisë femijët tuaj për teknologjinë që po e ndërton botën. Përmes programit CacttuKids fëmijëve u ofrohet argëtim dhe mjedis interaktiv për të mësuar se si të gjithë numrat, shkronjat dhe simbolet bashkohen për të krijuar kodet të cilat mëpastaj vënë në lëvizje makinat, ndërtojnë mijëra faqe të cilat i shohim çdo ditë në internet e zhvillojnë kompjuterët të cilët i përdorim çdo ditë.

Për më shumë, na vizitoni gjatë ditëve të panairit të edukimit, ku mund të njoftoheni drejtëpërdrejtë me programet që Cacttus Education i ofron. Na vizitoni edhe në faqen tonë https://cacttus.education/ për të mësuar më shumë.

Comments are closed.