fbpx

Cacttus Education organizon trajnimin në “Java Programming”

Shkolla e lartë profesionale Cacttus Education në partneritet me USAID vitin e kaluar kanë lansuar projektin tre-vjeçar “Partneriteti për Impaktin në TIK”. Ndër aktivitetet e këtij projekti janë edhe trajnimet të cilat do të ofrohen në fushën e teknologjisë së informacionit me ndihmën e bashkëpunëtorëve të përfshirë në këtë projekt. Përmes këtij partneriteti do të lehtësohet përgatitja e të rinjëve për tregun e punës. 

Trajnimi i radhës që do të mbahet në kuadër të projektit është: Java Programming që do të ofrohet për vetëm 99 Euro. Ky trajnim si dhe trajnimet tjera që do të lansohen me kohë kanë për qëllim zhvillimin e aftësive të të rinjëve kosovarë në fushën e teknologjisë së informacionit si dhe shkathtësive tjera që ndikojnë në zhvillimin bizneseve dhe kuadrove të reja. Duke pasur si synim punësimin e të rinjëve kosovarë, trajnimi është i dedikuar vetëm personat e papunësuar.

Projekti “Partneriteti për Impaktin në TIK” i dizajnuar për 3 vite ka për qëllim që të krijojë qëndrueshmëri në vitet e ardhshme e cila pritet të zgjasë përtej periudhës së projektit. Kjo qëndrueshmëri do të arrihet përmes bashkëpunimin të konsoliduar të partnerëve, si dhe përmes shkathtësive që kërkohen nga punëdhënësit në tregun e punës bashkë shkathtësitë e zhvilluara gjatë trajnimit dhe programit mësimor. Përveç kësaj, projekti do të shërbejë për të ndryshuar perceptimet kulturore lidhur me trajnimet dhe studimet profesionale në Kosovë.

 

Comments are closed.