fbpx

Cacttus Education nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin Riinvest

Cacttus Education dhe Kolegji Riinvest  nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit e cila rregullon kushtet e studentëve të regjistruar në programet e CACTTUS Education të nivelit 5 KKK (Korniza Kombëtare e Kualifikimeve) në programet e Riinvest të nivelit 6 KKK.

Poashtu, me këtë marrëveshje dy institucionet bashkëpunojnë për organizimin e moduleve të përbashkta, shfrytëzimin e burimeve elektronike dhe shkëmbimin e stafit.

Cacttus Education do të  vazhdojë me bashkëpunime e projekte të ngjajshme të cilat do të ndikojnë në krijimin e mundësive të reja për studentë.

Comments are closed.