fbpx

Cacttus Education në edicionin e 13 të Panairit të Edukimit

Për mundësitë që Cacttus Education i ofron për studentë, vizitorët patën rastin të mësojnë drejtpërsëdrejti nga studentët tanë, të cilët na u bashkangjitën gjatë panairit. Ata folën për përvojat e tyre, e projektet që po i realizojnë në vazhdimësi në kuadër të studimeve.

Cacttus Education është shkolla e parë dyvjeçare për teknologji të informacionit në Kosovë.  Mision i yni është përgatitja e studentëve për profesionet dhe vendet reale të punës në industri për kohën më të shkurtër të mundshme. Me njohuritë dhe shkathtësitë praktike që ata i mësojnë studentët mund të punësohen si në kompani vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Interesimi i nxënësve dhe studentëve të rinjë për t’u regjistruar në njërin nga dy drejtimet e fushës së teknologjisë së informacionit në Cactus Education ishte i madh.  Për ju që nuk patët mundësi të na vizitoni gjatë panairit, ju ftojmë të na vizitoni tek zyret tona, ku mund të njoftoheni me mundësitë që Cacttus Education i ofron për studim, trajnime, ndërmarrësi e angazhim në aktivitete të ndryshme për fushën e teknologjisë.

Comments are closed.