fbpx

Cacttus dhe Cacttus Education marrin pjesë në Panairin e punës “Girls in ICT”

Panairi i punës “Girls in ICT” ka për qëllim të promovimit të vendeve të punës që kanë të bëjnë me fushën e teknologjisë informative dhe komunikimit për vajzat të fokusuara në këtë lëmi. Pjesë e këtij organizimi do të jenë Cacttus dhe Cacttus Education që synojnë të inkurajojnë pjesëmarrjen e vajzave në profesione që kanë të bëjnë me teknologjinë informative. Ky panair do do te mbahet me 28 Prill 2017 në AUK (American University in Kosovo).

Në epokën digjitale, ndër profesionet më të kërkuara janë ato të fushës së IT-së. Prandaj Cacttus Education, duke i pasur parasyshë kërkesat e tregut dhe nevojat e mëdha për profesionistë në fushën e IT-së ofron studime profesionale dyvjeçare, në drejtimet “Administrim i Rrjeteve dhe Sistemeve” dhe “Zhvillues të Ueb-it dhe të Aplikacioneve Mobile”.

Cacttus Education poashtu, është implementues i fazës së 3-të të programit WOW (Gratë në punë online) për vajzat e Prishtinës dhe Gjilanit. Program ky që ka për qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në profesione në fushën e teknologjisë duke i trajnuar ato për të punuar e fituar online në Front-end dhe Dizajn Grafik.

Cacttus Education ofron edhe trajnime specifike dhe çertifikime ndër më të njohurat në fushën e IT-së siç janë: Microsoft, Cisco, Android, Linux, Lotus, Nokia, Nortel etj. Poashtu Cacttus Education tashmë ka edhe programin CacttuKids i dedikuar për fëmijët e moshave 8-15 vjeç, që synon t’i përgadisë fëmijët që të jenë të sukseshëm në epokën digjitale.

Besimi që Cacttus ka në potencialin e vajzave në fushën e teknologjisë e dëshmon edhe përmes punësimit të vajzave në pozita të ndryshme në fushën e IT-së. Prandaj, nëse dëshironi të informoheni më shumë lidhur me kompaninë Cacttus apo dëshironi të avancoheni në fushën e Teknologjisë Informative, ju ftojmë ta vizitoni Cacttus Education në panairin e punësimit Girls in ICT.

Comments are closed.