fbpx

CacttuKids viziton grupin e radhës në kampin e Oxford Studio

Bashkëpunimi në mes të kursit për kodim CacttuKids dhe kursit të gjuhëve Oxford Studio ELT, ka rezultuar edhe me një vizitë të radhës në kampin veror në Gërmi. Stafi i kursit CacttuKids ka vizituar një grup tjetër të studentëve në këtë kamp të organizuar nga Oxfrod Studio, duke u argëtuar, luajtur e biseduar bashkë.

Gjatë bashkëbisedimeve të lezetshme që patëm me këta fëmijë dhe adoleshentë, pamë që njohuritë, ëndërrat, idetë e vizionet e tyre shkojnë përtej imagjinatës së të rriturve! Për ta, është e mjaftueshme ta gjejnë hapësirën e nevojshme dhe të fillojnë menjëherë të krijojnë gjëra të reja. Dhe këtë hapësirë e ofron CacttuKids, me klasat me ngjyra, pajisjet moderne, programe kreative e trajnerë shumë bashkëpunues.

Rreth 40 studentët e këtij kursi, të gjithë ambiciozë duke mësuar gjuhë të huaja, kureshtarë, ëndërrimtarë dhe mjaft entuziastë, ndanë me stafin e CacttuKids, eksperiencat dhe dëshirat e tyre sa i përket lojërave të tyre të preferuara për telefon e kompjuter dhe aftësive që kishin në teknologji. Pa dyshim, teknologjia është diçka që i rrethon më së shumti ata, të rinjtë të cilët janë të informuar, të aftësuar dhe mjaft të interesuar që të kyçen tutje në këtë fushë. Disa prej tyre kishin eksperienca të mëhershme në programin, e të tjerët kishin dëshira për ta prekur programimin e për krijuar vet lojëra dhe aplikacione.

CacttuKids, solli pakëz frymën e teknologjisë edhe në parkun e Gërmisë e për të mos humbur mundësinë për argëtim jashtë në rrezet e diellit, bashkë më fëmijët luajtëm e vallëzuam së bashku. Dielli, muzika, vallëzimi, argëtimi, buzëqeshjet dhe teknologjia u bën bashkë sot, duke na mundësuar që të mësojmë nga njëri-tjetri, të dëgjojmë përvoja të ndryshme, të njihemi e t’i ofrojmë sa më shumë mundësi sidomos të rinjve të cilët kanë pafund energji për inovacione.

Kursi për kodim, CacttuKids, gjatë muajve të verës ka organizuar grupe të kurseve intensive, ndërkaq nga shatori keni mundësi të bëheni pjesë edhe në kurset e rregullta. Regjistrimi i grupeve të reja në CacttuKids, tashmë ka filluar dhe të gjithë fëmijët dhe adoleshentët që i përkasin moshës 7 deri në 15 vjeç, janë të mirëseardhur që në shtator të fillojnë aventurën e re për kodim.

 

Comments are closed.