fbpx

CacttuKids përmbyllë vizitat në kampin e Oxford Studio

Kursi për kodim CacttuKids, sot ka realizuar vizitën e fundit për këtë verë në kampet e kursit të gjuhëve të huaja Oxford Studio ELT. Gjatë kësaj vere, shumë studentë të këtij kursi u argëtuan në ambientin e parkut të Gërmisë në Prishtinë. Pjesë e argëtimit, u bë edhe kursi CacttuKids, ku për katër vizita mësuam për kodimin dhe luajtëm lojëra të ndryshme bashkë me studentë.

Bashkëpunimi ynë me Oxford Studio do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe ne ju ftojmë që të ndiqni aktivitetet tona e të bëheni edhe ju pjesë e tyre.
CacttuKids falenderon të gjithë të rinjtë që u bënë pjesë e lojërave dhe informimit për kodimin në këtë kamp, ndërkaq pas kësaj vere atraktive, argëtimi vazhdon në CacttuKids!

I ftojmë të gjithë këta të rinj që i takuam në këto kampe verore, të na bashkangjiten në eventin e ardhshëm të CacttuKids “Code&Pizza II”, i cili pritet të mbahet më 9 shtator 2017, nga ora 12:00-14:00. Gjatë kësaj kohe të gjithë mund ta provoni kodimin falas për një orë, të njoftoni shoqëri të re dhe të shijoni picat. Në “Code&Pizza II”, përveç studentëve të kursit Oxford Studio, mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit nga mosha 7-15 vjeç.

Ejani të shtunën, bashkë do të argëtohemi dhe kodojmë!

Comments are closed.