fbpx

9 drejtimet më të mira për t’i studiuar dhe profesionet që ju mundësojnë t’i ushtroni

Kur vie koha për ta zgjedhur çfarë dëshirojmë ta studiojmë dhe punojmë në të ardhmen, është e vështirë të vendosësh se cila është rruga e duhur për ty. Shumica prej jush, që sapo keni përfunduar shkollën e mesme apo sapo keni filluar studimet, thjeshtë nuk keni një ide të qartë për rrugën e karrierës që dëshironi ta ndiqni, prandaj e keni të vështirë të vendosni se cili është drejtimi i duhur për ju.

Lajmi i mirë, është se ju nuk jeni vetëm në këtë drejtim. Shumë studentë ballafaqohen me të njëjtin problem, por gjithmonë ekziston një mënyrë për ta gjetur zgjidhjen e duhur.

Çfarë profesioni mund të ushtroni pas përfundimit të studimeve në një drejtim të caktuar?
Nganjëherë, nëse keni më shumë informata dhe detaje lidhur me një karrierë, papritmas do të bëhet më e qartë se çfarë duhet të studioni. Mësoni më shumë për profesionet që mund t’i ushtroni nëse vendosni të studioni Inxhinieri, Shkenca Kompjuterike dhe TIK, Dizajn, Biznes, Shkenca Shoqërore, Hotelieri dhe Turizëm, apo Art.

1. Inxhinieri- bëhuni një teknolog shkathët dhe ndërtoni produkte më të mira e më të sigurta
Inxhinieria është njëra ndër fushat më të më të popullarizuara për studim në ditët e sotme, dhe ofron specializime të ndryshme në këtë fushë. Inxhinierët janë ata që e bëjnë botën tonë më funksionale, më të mençur dhe më të shpejtë.

Me një diplomë në Inxhinieri ju mund të zgjedhni prej profesioneve në fusha si:
• Inxhinieri Mekanike
• Inxhinieri Elektrike
• Inxhinieri Civile
• Inxhinieri Biomjekësore
• Inxhinieri Kimike

2. Shkenca kompjuterike– zbërthe kodet që i vënë në funksion makineritë dhe zgjidhni enigmat e Ueb-it
Të gjithë e dimë se po jetojmë në një epokë digjitale, si rrjedhojë secila industri ka një shkallë të lartë të nevojës për gjeni kompjuterikë. Studimet në Shkenca Kompjuterike dhe TIK ofrojnë një fushë të gjerë specializimesh si Teknologji Informative, Ueb Dizajn, IT Security, Data Science etj.

Me studime në këtë fushë përgatiteni për të ushtruar profesione si:
• Zhvillues Softuerik
• Inxhinier i Rrjetave
• Dizajner i Ueb-it
• Testues Lojërash
• Menaxher i Databazave

3. Dizajn- kaloni prej skicave deri te imazhet tërheqëse
Nëse gjithmonë e keni parë veten si një person kreativ, që ka sy të mprehtë sa i përket detajeve, atëherë një diplomë në fushën e dizajnit mund të jetë e përkryer për ju. Dizajnerët janë “truri” që qëndron pas secilit koncept apo ide për logo, pako ushqimore, uebfaqe dhe shumë e shumë të tjera.

Ju mund të punoni në profesione si:
• Dizajner Grafik,
• Artist Vizual,
• Editor Reklamash etj.

4. Biznes– mësoni se si t’i merrni vendimet dhe të udhëheqni bizneset
A ju ka shkuar në mendje se do të ishit në gjendje ta udhëheqni një biznes sukseshëm? Atëherë një diplomë në biznes mund të jetë e duhura për ju.

Disa nga profesionet më të njohura në fushën e biznesit janë:
• Administratë Publike
• Biznes Ndërkombëtar
• Financa

5. Shkenca Shoqërore– bashkoni copëzat e historisë, kulturës, politikës dhe ekonomisë, të gjitha në një vend
Shkencat politike ofrojnë disa nga njohuritë dhe shkathtësitë më të llojllojshme për studentët e kësaj fushe. Drejtimet në këtë fushë përpos njohurive specifike gjithmonë ngërthejnë në vete njohuri shtesë që ndihmojnë për një karrierë të sukseshme.

Drejtimet e lidhura me shkencat shoqërore janë:
• Ekonomi
• Marrëdhënie Ndërkombëtare
• Shkenca Politike
• Kumunikim Ndërkombëtar

6. Hotelieri dhe Turizëm- Sa është e lehtë t’i plotësoni kërkesat e konsumatorëve
Nëse keni sado pak përvojë në Turizëm dhe Hotelieri, mund të ju ketë tërhequr ideja që të krijoni karrierë në atë fushë.

Në përgjithësi, fusha e Turizmit është njëra ndër fushat më përparimtare në botë dhe gjithmonë do të ketë kërkesa për specialistët e kësaj fushe.

7. Art dhe Histori e Artit- Deshifroni misteret që fshihen prapa kryeveprave të artit
Nëse gjithmonë keni qenë i apasionuar pas gjithçkaje që ka të bëjë më pikturat, skulpturat, artin vizual, apo edhe fotografinë, mund të mësoni se si një diplomë ju hyn në punë në njërën prej këtyre fushave.

Studioni Artin dhe ju mund të bëheni:
• Artist
• Kritik i Artit,
• Shitës i Veprave të Artit,
• Konsultues Arti
• Profesor

Vendosni se çfarë dëshironi të bëheni dhe do ta dini se çfarë duhet të studioni.

Ne kemi cekur vetëm disa shembuj të profesioneve që mund t’i ushtroni nëse studioni një drejtim të caktuar. Por ka edhe shumë e shumë profesione të tjera që u përkasin fushave të ndryshme. Kur t’i bëni planet për studim, e keni kaluar sfidën më të madhe, pjesa tjetër e rrugetimit tuaj ka vetëm hapa të vegjël nëpër të cilët duhet të kaloni.

Prandaj mendoni shumë dhe gjatë dhe bëni një ushtrim duke përdorur imagjinatën tuaj: zbuloni se në cilën karrierë ju do të përshtateshit plotesisht. Ju poashtu duhet ta konsideroni nëse edhe detyrat dhe përgjegjësitë e atij profesioni do t’ju pëlqenin t’i kryeni. Filloni kërkimin, eksploroni mundësitë, dhe shumë shpejt do ta gjeni atë për të cilën keni lindur ta bëni.

Comments are closed.