fbpx

5 arsye pse duhet të studioni “Administrim i Rrjeteve dhe Sistemeve” në Cacttus Education

Profesioni i Administruesit të Rrjeteve dhe Sistemeve është ndër profesionet më të sigurta dhe me kërkesën më të madhe në treg. Duke e parë kërkesën e madhe të tregut për këtë profesion, dhe duke e pasur parasysh numrin e vogël të institucioneve që ofrojnë certifikime të tilla profesionale, kompania Cacttus ka themeluar shkollën profesionale Cacttus Education, që ofron përgatitje profesionale në këtë fushë. Gjatë studimit dyvjeçar në Cacttus Education, ju do të mësoni dhe praktikoni profesionin e administruesit të rrjeteve dhe sistemeve.

Ndër përfitimet të cilat ju do t’i keni gjatë studimit në Cacttus Education në programin “Administrues i Rrjeteve dhe Sistemeve” janë:

– Certifikime Industriale. Programi ju përgatite jo vetëm për tregun vendor të punës por edhe për atë ndërkombëtar, duke ju mundësuar të certifikoheni në programe që njihen ndërkombëtarisht.
– Praktikë profesionale. Gjatë studimit do t’ju ofrohen mundësi për t’i zbatuar edhe njohuritë e juaja duke praktikuar e administrimit të sistemeve dhe rrjeteve, përfshirë këtu dizajnimin, analizën, sigurinë, etj.
– Inovacion. Përgjatë punës intensive laboratorike, do të keni mundësinë të zhvilloheni duke praktikuar njohuri të reja.
– Zbatim i projekteve reale. Do të keni mundësinë të krijoni projekte të llojllojshme dhe t’i aplikoni ato në kompani të ndryshme.
– Përdorimi i teknologjive më të njohura botërore. Gjatë mësimit dhe praktikës do të përdorni teknologji si: Microsoft, Linux, Cisco, Alcatel, etj.

Cacttus Education ju përgatite për tregun e punës, duke ju mësuar jo vetëm pjesën teorike, por edhe pjesën praktike, si dhe duke përdorur teknologjitë më të fundit në botë. Prandaj shfrytëzojini këto dhe shumë përfitime të tjera, duke studiuar në institucionin e duhur, Cacttus Education. Sepse ne i edukojmë dhe i lidhim profesionistët e së ardhmes, si dhe i përgatisim për standardet më të larta të punës në nivel botëror.

Comments are closed.