fbpx

Uta Ibrahimi ndau eksperiencat e saj me studentët e Cacttus Education

Uta Ibrahimi, bjeshkatarja e parë nga Kosova dhe shqipëtarja e parë që është ngjitur në majen e malit Everest  dje mbajti diskutim të hapur me studentët e Cacttus Education. Uta gjatë diskutimit tregoi për rrugëtimin dhe aventurat e shumta të saj dhe inspiroi studentët që të ndjekin pasionin e tyre dhe të arrijnë në krye të gjërave.

Uta vazhdon të ndjekë ëndërrat e saja, në profesion dhe në jetë, dhe ndonëse arritjet e saj janë të shumta, jemi munduar ta bëjmë një përmbledhje të disa prej arritjeve kryesore të saj.

Në maj të këtij viti (2017), Uta është bërë gruaja e parë me kombësi shqiptare që është ngjitur në majën e malit Everest 8848m. Në majën e botës ajo ngriti flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë, për të sjellë vetëdijësim mbi natyrën, bjeshkën dhe të drejtat e njeriut. Po në këtë vit, Uta ka ngjitur edhe një majë tjetër prej 8000 metrash, majën Manasulu 8163m dhe me këtë është bërë shqiptarja e vetme që ka ngjitur dy maja prej mbi 8000 metrash. Qëllimi i saj është të vazhdojë të ngjitet në të 14 majat prej 8000 metrash dhe të shpërndajë energji dhe pozitivitet tek njerëzit e kësaj bote.

Uta Ibrahimi ka lindur dhe është rritur në Kosovë. Pas ndjekjes së studimeve në Universitetin e Prishtinës, Uta ka punuar për 12 vite në fusha të marketingut dhe 7 vite në agjensinë e marketingut Ogilvy Karrota. Paralel me këtë, Uta është angazhuar për 5 vite në Dokufest, si organizatore e eventit dhe e marketingut. Më 2015, Uta u largua nga Karrota për t’u nisur në një udhëtim të ri si alpiniste dhe udhërrëfyese. Qëllimi i saj ishte, dhe vazhdon të jetë, që ta ekspozojë bukurinë e vendlindjes së saj tek sa më shumë njerëz që është e mundur – në Kosovë dhe rreth botës.

Sot Uta merret me një numër të projekteve të ndryshme të turizmit, si udhëheqëse turistike dhe bjeshkatare: Projekti Via Dinarica  (i financuar nga USAID), dhe festivali Reel Rock në Pejë. Ajo poashtu është e përfshirë në një projekt të GIZ-it në Shqipëri për turizmin ndërkufitar në malin e Sharrit. Uta është themeluese e Butterfly Outdoor Adventure, një kompani që ofron vizita turistike në natyrë në Ballkan dhe ngjitje në bjeshkë nëpër botë.

Të rralla janë historitë inspiruese si ajo e Utës. Studentët e Cacttus Education patën kënaqësinë të inspirohen nga tregimi i saj.

5 këshilla për jetë dhe karrierë, nga Sheryl Sandberg

Sheryl Sandberg është një ndër inspirimet më të mëdha. Drejtoresha Operacionale e kompanisë Facebook është simbol i suksesit dhe rruga multi-miliardere e karrierës së saj e ka bërë shembull për shumë vajza dhe gra kudo në botë.

Personaliteti i saj karakterizohet nga vullneti dhe këmbëngulja e shoqëruar me dëshirën për të arritur sukses, duke vlerësuar njerëzit që e rrethojnë. Prandaj këto 5 mësime për jetën janë pasqyrim i vlerave dhe ideve më rrënjësore të Sheryl Sandberg që mund t’i aplikoni si në jetën tuaj personale ashtu edhe në karrierën tuaj.

E ke një zë: Përdore

Sheryl Sandberg përdorë zërin e saj për të inspiruar, inkurajuar dhe bërë ndryshime. Ajo ka shkruar libra që ju tregojnë si të bëheni një lider duke i zgjeruar horizontet tuaja në rrugën drejt suksesit. Sheryl Sandberg na demonstron se nëse e përdorim zërin tonë prej individi ne mund të inspirojmë dhe nxisim ndryshime pozitive.

Jini të gatshëm të dilni nga zona juaj e rehatisë

Te jeni person i sukseshëm dhe të jeni udhëheqës janë gjëra që shkojnë paralelisht, por të qenurit rehat me ushëheqjen mund të jetë gjë e vështirë. Mirëpo duke ndërmarrë hapa të vegjël çdo ditë, që ju dërgojnë përtej zonës së rehatisë, kjo ju bën lider më të mirë, dhe ju mundëson të arrini edhe më shumë sesa keni imagjinuar.

Besoni në vetvete

Vetëbesimi në aftësitë që i ke janë çelësi drejt suksesit. Sheryl Sandberg tregon se besimi në vetvete dhe në atë që je në gjendje ta bësh është gjëja më e mirë për vete dhe për karrierën tënde. Nëse besoni në vetvete, përfundimisht do të arrini të bëheni më i miri.

Gjëra të këqija ndodhin gjithmonë në jetë, dhe është në rregull të përballeni me to

Sheryl Sandberg tregon se është në rregull të mërziteni kur përballeni me situata të vështira në jetë, dhe nëse jeni në gjendje ta menaxhoni karrierën tuaj gjatë asaj periudhe, aq më mirë. Por nëse nuk jeni në gjendje, edhe kështu është në rregull. Prandaj çkado që ju duhet të bëni për të ndjerë më pak dhimbje me situatën, dhe të tejkaloni dhimbjen që vie me tragjeditë në jetë, është në rregull, dhe pavarësisht kësaj prapë mund të jeni person shumë i sukseshëm.

Mos e nënvleftësoni atë që jeni në gjendje ta arrini dhe bëni

Ndoshta një nga leksionet më të mëdha në karrierë që Sheryl Sandberg na i jep është që kurrë të mos i minimizoni aftësitë tuaja, apo t’i ulni pritshmëritë që i keni ndaj vetes. Besimi që mundesh dhe pret nga vetja që të arrishë sukses të pamatshëm është me rëndësi. Me këtë Sheryl nuk thotë se duhet të keni vetëbesim të tepruar apo të bëheni arrogantë, por që asnjëherë të mos dyshoni në aftësitë që i keni dhe në gjërat që mund t’i arrini.

Artikull i përshtatur nga: CareerGirlDaily

Bjeshkë Rrahmani, praktikante në Cacttus sh.a.

Bjeshkë Rrahmani është njëra ndër studentet e radhës, që angazhohet në punë praktike në kuadër të studimeve në Cacttus Education. Bjeshka është angazhuar si praktikante në kuadër të kompanisë amë Cacttus Sh.a. ku po praktikon njohuritë në fushën e rrjetave, në kuadër të departamentit për integrim të sistemeve.

Bjeshka ka filluar studimet në Cacttus Education paralel me studimet në universitet publik ku studion Matematikë. Ajo tregon se njëri ndër shtytësit kryesorë për t’u regjistruar në shkollë profesionale ka qenë përgatitja për tregun e punës që Cacttus Education ofron. Bjeshka ka zgjedhur për të studiuar Administrim të Rrjeteve dhe Sistemeve, dhe aktualisht është studente e vitit të dytë në këtë drejtim.

Bjeshka tregon se puna me ekip dhe puna në zyrë është ndryshe nga praktika që bëhet në klasë dhe si rrjedhojë e bën atë më të gatshme për tregun e punës. Ajo thotë se edhe pse praktika që bëhet në klasë është shumë e mirëseardhur, angazhimi në punë praktike në një kompani është një ndihmesë shtesë, dhe fakti që punon me një ekip, në një ambient pune dhe me orar të caktuar është një përvojë e re. Bjeshka tregon se kjo formë e angazhimit, bashkë me studimet në Cacttus Education po e përgatitë që t’jetë e gatshme të punësohet kudo, pas madje edhe gjatë periudhës së studimeve.

Angazhimi i Bjeshkës dhe studentëve të tjerë në punë praktike gjatë studimeve në Cacttus Education ju mundëson që të inkuadrohen më shpejtë në tregun e punës dhe të bëhen profesionistë të shkathtë në drejtimet që i studiojnë.