fbpx

Cacttus Education në bashkëpunim me USAID ofrojnë deri 80% bursë për studim për 20 studentë për vitin akademik 2018/19

Institucioni i Arsimit të Lartë Cacttus Education në kuadër të projektit “Partneriteti për Impaktin në TIK” në partneritet me USAID ofrojnë bursë studimi deri 80% për 20 studentë të ri për vitin akademik 2018/2019.

“Partneriteti për Impaktin në TIK” është projekt i lansuar vitin e kaluar nga Cacttus Education në bashkëpunim me USAID. Ky projekt vjen si kërkesë e tregut për profesionistë të TIK-ut dhe si nevojë për krijimin e fuqive të reja punëtore në këtë fushë. Projekti ka për qëllim që të ju ofroj studentëve njohuri dhe shkathtësi që i plotësojnë kërkesat e tregut të punës, veçanërisht për sektorin privat. Përmes këtyre shkathtësive që ofrohen në veçanti në fushën e teknologjisë informative (TIK), synohet që të plotësohen mangësitë e kësaj fushe në tregun e punës që paraqiten dukshëm si rrjedhojë e sistemit të arsimit në Kosovë.

Për të arritur qëllimet e këtij projekti, njeri prej tyre aftësimi për punë përmes shkollimit profesional, Cacttus Education në partneritet me USAID për vitin e dytë me radhë ofron 20 bursa që mbulojnë deri 80% të studimeve në fushën e teknologjisë së informacionit. Përmes këtyre bursave, 20 studentë mund të studiojnë në dy drejtimet më të kërkuara në tregun vendor dhe të huaj: “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” dhe “Administrim i rrjeteve dhe sistemeve”.

“Partneriteti për Impaktin në TIK” parasheh dy forma të modeleve për trajnimin e të rinjve. Njëra fokusohet në lehtësimin e mundësive të vetë-punësimit përmes ideve start-up nga brenda dhe jashtë, sipërmarrjes dhe mundësive të jashtme (outsourcing). Forma tjetër është ofrimi i aftësive dhe trajnimeve profesionale të nevojshme të kombinuara me punësim direkt përmes punëve praktike dhe vendeve të punës në kompani të ndryshme kosovare, disa prej të cilave tashmë janë partnerë që e mbështesin këtë projekt.

Cacttus Education si institucion i arsimit të lartë i nivelit të 5-të e dedikuar për teknologji informative, synon ta plotësojë mungesën e shkathtësive specifike të lidhura me tregun e punës dhe si rrjedhojë ta zvogëlojë hendekun e periudhës mes përfundimit të shkollimit dhe angazhimit në punë.

Klikoni KËTU për më shumë informata rreth bursës.

10 përparësitë e trajnimit dhe avancimit të vazhdueshëm për punonjësit e kompanisë suaj

Një biznes asnjëherë nuk duhet të qëndrojë statik, e kjo nuk duhet të ndodhë as me zhvillimin e stafit tuaj, që janë aseti kryesor për ta shtyer biznesin tuaj përpara. Trajnimi i rregullt i stafit është qenësor për të ndihmuar me zhvillimin e vazhdueshëm të shkatësive.

I kemi paraqitur 10 prej përparësive kryesore që sjell zhvillimi i vazhdueshëm i stafit:

Jeni në hap me ndryshimet në industri:

Industritë vazhdimisht ndryshojnë, prandaj është e rëndësishme për një biznes që të zhvillohet, në mënyrë që të mos mbetet prapa. Poashtu është e rëndësishme që të siguroheni që biznesi juaj po iu përshatet rregullave të fushës, dhe kjo mund të arrihet përmes trajnimit të vazhdueshëm, dhe duke u siguruar se shkathtësitë dhe njohuritë e stafit janë të përditësuara.

Qëndroni në rrjedha më zhvillimet më të reja në fushën e teknologjisë:

Me zhvillimet e vazhdueshme në teknologji, nuk mjaftojnë vetëm trajnimet e ndjekura kohë më parë për të qëndruar në rrjedha. Prandaj trajnime të rregullta duhet të organizohen kohë pas kohe për stafin, për t’u siguruar që të gjithë ata janë duke e përdorur teknologjinë siç duhet dhe po nxjerrin përfitimet dhe po i shfrytëzojnë deri në maksimum të mirat e saj. Kjo mund të arrihet përmes implementimit të trajnimeve të krijuara enkas për trajnimin e stafit tuaj në IT, apo përmes integrimit të trajnimeve për IT ‘support’.

Qëndroni në krye të konkurrentëve:

Qëndrimi në një vemd, pa ecur përpara, është diçka që mund ta shkatërrojë biznesin tuaj, prandaj sigurohuni që stafi juaj është duke u avancuar vazhdimisht. Në këtë mënyrë ju do të vazhdoni të ecni përpara dhe të qëndroni konkurrentë brenda tregut të punës.

Jeni në gjendje të shihni dobësitë dhe mangësitë në shkathtësi:

Përmes trajnimeve të rregullta, një biznes mund t’i identifikojë më lehtësi mangësitë në tregun e punës dhe mangësitë në fuqinë punëtore ekzistuese. Me identifikimin e hershëm të këtyre mangësive, krijohet koha e nevojshme për ta trajnuar stafin në këto fusha, në mënyrë që të mund t’i plotësojnë kërkesat dhe rolin e tyre në mënyrë efektive.

Mbani nivelin e njohurive dhe shkathtësive:

Edhe pse një trajnim mund të mbahet në fillim të punës për punonjësit e rinjë, nuk mjafton. Është e rendësishme që skemat e trajnimit janë të vendosura dhe implementohen për zhvillimin e shkathtësive të punonjësve përgjatë tërë karrierës. Për ta mbajtur nivelin e njohurive, shkathtësitë duhet të praktikohen dhe rifreskohen në baza të rregullta, në mënyrë që të mos harrohen elementet e caktuara.

Avanconi shkathtësitë e punonjësve tuaj:

Kur një biznes shpenzon para për të siguruar shkathtësi bazë, ato shkathtësi mund të shërbejnë si themeli mbi të cilin mund të ndërtohen njohuri të reja që do t’i sjellin biznesit tuaj edhe më shumë përfitime. Stafi që ka më shumë njohuri, ka më shumë gjëra që mund t’i sjellë në tryezë, dhe në këtë mënyrë edhe biznesi juaj do të korrë sukses.

Jepni një nxitje për të mësuar:

Nëse trajnimi sigurohet si pjesë ë një rruge më të gjatë drejt zhvillimit, punonjësit do të kenë më shumë entuziazëm për të mësuar, duke marrë pjesë në sesione si dhe duke i vënë shkathësitë e tyre në përdorim praktik.

Rritni nivelet e kënaqshmërisë në punë:

Përmes investimit të vazhdueshëm nga ana e biznesit, stafi fiton një ndjenjë më të lartë të kënaqshmërisë në punë, gjë që mund ta përmirësojë edhe motivimin e tyre për sa i përket punës që bëjnë. Kjo redukton largimin e punëtorëve nga puna dhe rritë produktivitetin, që drejtëpërdrejtë ndikon në rritjen e profitit. Poashtu parandalon konkurrentët nga përvetësimi i punonjësve tuaj më të mirë, duke u ofruar atyre mundësi për të ndjekur trajnime.

Krijoni mundësi për avancim të brendshëm:

Punësimi i stafit të ri përfshinë kosto të lartë për rekrutim dhe punësim. Megjithatë, përmes trajnimeve të vazhdueshme, stafi juaj që tashmë punon për ju mund të ketë gjasa më të mëdha për ngritje në pozitë brenda kompanisë. Për dallim nga punësimi i një stafi të ri, stafi aktual tashmë ka njohuri mbi biznesin tuaj dhe mënyrën se si funksionon, ka shkathtësitë e duhura si dhe besueshmërinë.

Tërhiqni talent të rinjë:

Të gjitha bizneset duan të kenë punonjësit më të mirë, prandaj përmes trajnimeve të vazhdueshme, jo vetëm që keni gjasa më të mira për mbajtje të stafit actual për kohë më të gjatë, por poashtu tërhiqni edhe njerëz të talentuar që nga fillimi. Avancimi dhe trajnimi i punonjësve i jep biznesit tuaj një imazh të mirë, dhe është tipar kryesor që kërkohet nga shumica e njerëzve gjatë kërkimit të punës.

Siç e shihni, trajnimet e vazhdueshme janë të rëndësishme jo vetëm për zhvillimin e punonjësve aktual, por poashtu ndikojnë pozitivisht në suksesin e biznesit tuaj.

Artikull i përkthyer dhe i përshtatur nga Saxons Group

Dje në Cacttus Education u mbajt diskutimi publik: “Breaches and Privacy, Phishing and User Awareness”

Dje në Cacttus Education u mbajt diskutimi publik me temën “Breaches and Privacy, Phishing and User Awareness”, ku u fol më gjerësisht për sigurinë kibernetike. Folësit Msc.Blerim Krasniqi dhe Arbnor Hasani dhe treguan më shumë për mënyrat si shfrytëzohen pikat e dobëta të sistemeve të ndryshme për të vjedhur informata apo para.

Përvoja që folësit e sollën përfshinë fushën e forenzikës se kompjuterëve, hetimin e krimit kibernetik, si dhe teknologjitë e internetit dhe ueb-it’.

Blerim Krasniqi është profesionist në fushën e teknologjisë së informacionit, dhe posedon diplomë master me fokus në fushën e Forenzikes se Kompjutereve dhe Hetimin e Krimit Kibernetik, nga Kolegji Universitar Dublin.

Shkathtësitë e tij përfshijnë: përgjigje ndaj incidenteve, hetimet e vendngjarjeve, hetime kriminale, kontrollet e sfondit apo ‘background checks’, shkeljet e sjelljeve nga punonjësit, abuzimet e autoritetit, analizë e inteligjencës, ISMS (ISO 27001), si dhe forenzikë digjitale dhe hetime të krimeve kibernetike.

Kurse:

Arbnor Hasani është Auditor për Teknologji Informative në sektorin bankar. Ai ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin Amerikan në Bullgari, ku ka studiuar njëkohësisht dy fusha: ‘Shkenca Kompjuterike’ dhe ‘Ekonomi’, kurse studimet master i ka përfunduar në Universitetin Vrije në Amsterdam, me fokus në ‘Teknologjitë e Internetit dhe Ueb-it’.

Pjesëmarrësit në event poashtu patën mundësi të shtrojnë pyetje për të ftuarit, dhe të mësojnë gjëra të reja nga përvoja e tyre në fushën e sigurisë kibernetike.