fbpx

Cacttus Education mori pjesë në Panairin e Edukimit 2018

Cacttus Education mori pjesë në edicionin e 12-të të Panairit të Edukimit, që u mbajt me 19 dhe 20 Prill në sallën ‘1Tetori’ në Prishtinë. Gjatë këtyre dy ditëve vizitorët në panair patën mundësinë të na vizitojnë dhe të mësojnë më shumë rreth Cacttus Education.

Vizitorët gjatë panairit patën rastin të njoftohen më detajisht lidhur me programet për studim profesional, bursat dhe ndihmesën financiare që Cacttus Education ofron për studentët e vet. Poashtu përpos programeve të shkollës profesionale: “Administrues i rrjeteve dhe sistemeve” dhe “Zhvillues të Ueb-it dhe të Aplikacioneve Mobile”, vizitorët gjatë panairit u njoftuan më shumë  edhe me trajnimet në fushën e IT-së, si dhe programet përgatitore për cetrifikime industriale në Microsoft, Cisco, Oracle, Symantec, CompTIA, Linux, Adobe, IBM, etj.

Kurse vizitorët e moshave më të reja mësuan më shumë rreth programit CacttuKids, i cili është i dedikuar për fëmijët që dëshirojnë të mësojnë gjuhët digjitale dhe të bëhen programerë të rinj.

Vizitoni Cacttus Education gjatë Panairit të Edukimit 2018

Pjesë e edicionit të 12 të Panairit të Edukimit do të jetë edhe Cacttus Education. Gjatë kohëzgjatjes së panairit, me 19-20 Prill, ju do të mund të na vizitoni dhe të mësoni më shumë rreth programeve për studim profesional, bursave për studim, trajnimet profesionale, si dhe programin e kodimit për fëmijë CacttuKids.

Përpos që do të keni mundësinë për të mësuar më shumë rreth programeve të studimit “Administrim i rrjeteve dhe sistemeve” dhe “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile”, ju poashtu mund të mësoni edhe për bursat e studimit, si dhe për procesin e aplikimit për bursat e ofruara në kuadër të Partneritetit për impakt në TIK, nga Cacttus Education në bashkëpunim me USAID.

Gjatë panairit mund të njoftoheni edhe për trajnime profesionale të tjera që Cacttus Education i ofron. Këto trajnime i përkasin fushës së IT-së, ku mund të certifikoheni në Microsoft, Cisco, Oracle, Symantec, CompTIA, Linux, Adobe, IBM etj. Testimet në Cacttus mbahen nga qendra e testimit Pearson VUE dhe qendra e testimit Prometric.

Përpos programeve të studimit dhe trajnimeve, mund të mësoni edhe rreth programit CacttuKids. Ky program është i dedikuar enkas për të rinjtë e moshave 8-14 vjeç dhe synon që përmes kodimit dhe krijimit të lojërave tërheqëse t’i mësojë fëmijët se si të mendojnë dhe shohin në mënyrë logjike, ta zhvillojnë mendimin kritik dhe të praktikojnë në zgjidhjen kreative të vështirësive të përditshme dhe të arsyetimit kritik.

Bëhuni pjesë e aktiviteteve gjatë panairit të edukimit, dhe informohuni më shumë për programet e studimit dhe trajnimet që ju përgatisin për tregun e punës, jo vetëm atë vendor por edhe atë ndërkombëtar, duke ju përgatitur për standardet më të larta të punës.

 

Lis Xhaferi, Desktop Support Technician në KosovaLive

Lis Xhaferi është studenti i radhës në Cacttus Education që është angazhuar në punë praktike. Lisi që aktualisht është student i vitit të parë në drejtimin “Administrim i rrjetave dhe sistemeve”, tashmë po praktikon njohuritë e tij në këtë fushë, përmes profesionit “Desktop Support Technician”.

Lisi tregon:

Kam zgjedhë me u regjistru në Cacttus Education se gjithmonë më ka pëlqy puna me kompjuterë. Me studentët e tjerë jam shoqëru lehtë, e sidomos pasi që na ka bashku pasioni i përbashkët për teknologjinë.  Edhe qasja e profesorëve ka qenë shumë e mirë, e kjo m’ka ndihmu me u adaptu shumë shpejt me shkollën.

Kur kam fillu punën praktike te KosovaLive jam përshtatë shumë shpejt. Puna që unë aktualisht e bëj aty i përket profesionit të Destop Support Technician,  prandaj nji pjesë të madhe të kohës e kaloj duke ofru ‘support’, duke konfiguru printerë e duke bërë servisim të kompjuterëve, sipas nevojës. Stafi në KosovaLive është shumë i mirë, edhe më kanë integruar menjëherë si pjesë të ekipit.

Për momentin përvoja ime e punës është e orientuar më shumë tek pjesa e ofrimit të “support”, por m’pëlqen ideja që me i praktiku edhe profesionet e tjera në fushën e rrjetave, që pastaj me pasë mundësi më të mëdha për inkuadrim në tregun e punës.

 

Angazhimi i studentëve në punë praktike gjatë studimeve në Cacttus Education ju mundëson që të inkuadrohen më shpejtë në tregun e punës dhe të bëhen profesionistë të shkathtë në drejtimet që i studiojnë.