fbpx

20 fraza qesharake që përdoren nga programerët

Në zhargonin e fjalëve që përdoren nga programerët i kemi përzgjedhur disa që janë më qesharaket:

Yoda Conditions: Kur një programmer shruan kushtet për një pjesë të kodit nryshe nga si shkruhen zakonisht. (Psh. Në vend që të shkruhet if(variable == constant), kodi thotë if(constant == variable).)

Smug Report: një raport për ‘bug’ që parashtrohet nga një përdorues që mendon se është i gjithëdijshëm, edhe pse s’ka njohuri.

A duck: Një tipar që shtohet veçanërisht për të tërhjekur vëmendjen e menagjmentit për ta larguar, në mënyrë që të shmangen kërkesat për ndryshime të tjera në program.

Refuctoring: Marrja e një pjese kodi të dizajnuar mirë, dhe modifikimi i tij, në mënyrë që të bëhet e pamundur mirëmbajtja e tij nga persona të tjerë përpos programerit që e ka dizajnuar.

Heisenbug: Nga fjala “Heisenberg,” që është parim i mekanikës kuantike.Heisenbug është një ‘bug’ që zhduket ose ndryshon karakteristikat e veta kur bëhen përpjekje për ta studiuar.

Jimmy: Emër i përgjithshëm për një programmer të ri ose pa përvojë.

Higgs Bugson: Edhe një ‘bug’ tjetër i bazuar në fenomen të fizikës. Një Higgs Bugson është një ‘bug’ që parashihet të ekzistojë hipotetikisht bazuar në kushte të tjera, dhe që është vështirë të prodhohet.

Unicorny: Një ‘feature’ që është në fazat aq të hershme të planifikimit sa që llogaritet si imagjinare.

Hindenbug: Një ‘bug’ katastrofik që shkatërron të dhënat.

Fear-driven development: Kur menaxhmenti i projektit shton më shumë presion mbi programerët, p.sh. përmes shkarkimit të inxhinierëve.

Hydra: Një ‘bug’ që i shton dy ‘bugs’ të tjerë kur bëhen përpjekje për ta larguar.

Common Law Feature: Një ‘bug’ që ka ekzistuar për kohë mjaft të gjatë, sa që më nuk shihet si ‘bug’, por si ‘feature’.

Loch Ness Monster bug: Një ‘bug’ që është detektuar apo parë vetëm nga një person.

Rubberducking: Bashkëbisedimet me inxhinierë të tjerë për ta zgjidhur problemin.

Banana banana banana: Teksti që vendoset në kodin që nuk është implementuar akoma.

Reality 101 failure: Krijimi i një programi që është krijuar sipas specifikacioneve dhe që punon mirë, por problemi të cilin është dashur ta zgjidhë është keqkuptuar, prandaj programi është i padobishëm.

Mad girlfriend bug: Kur shihni se diçka e çuditshme po ndodhë, por softveri po ju thotë se gjithçka është në rregull.

Hooker code: Kodi që është problematik dhe që e prishë stabilitetin e aplikacionit.

Jenga code: I gjithë programi pëson kolaps kur e ndryshon vetëm një vijë të vetme kodi.

Artikull i përkthyer nga: Business Insder

CacttuKids viziton fëmijët në kampin e Oxford Studio ELT

Bashkëpunimi në mes të kursit për kodim CacttuKids dhe kursit të gjuhëve Oxford Studio ELT, ka rezultuar edhe me një vizitë të radhës në kampin në Gërmi. Stafi i kursit CacttuKids ka vizituar grupin e ri të studentëve në këtë kamp të organizuar nga Oxford Studio, duke u argëtuar, luajtur e biseduar bashkë.

Gjatë një ore sa zgjati vizita, u zhvilluan biseda interesante dhe lojëra argëtuese me pjesëmarrësit në kamp. Përmes bisedave mësuam se përpos dashurisë që ata fëmijë kanë për teknologjinë dhe lojërat, edhe dëshira për të mësuar si t’i krijojnë lojërat e veta nuk mungon. Për ta, është e mjaftueshme ta gjejnë hapësirën e nevojshme dhe të fillojnë menjëherë të krijojnë gjëra të reja. Dhe këtë hapësirë e ofron CacttuKids, me klasat me ngjyra, pajisjet moderne, programe kreative e trajnerë shumë bashkëpunues.

CacttuKids, solli pakëz frymën e teknologjisë edhe në parkun e Gërmisë e për të mos humbur mundësinë për argëtim përmes lojërave të ndryshme bashkë më fëmijët. Argëtimi, buzëqeshjet dhe teknologjia u bën bashkë, duke na mundësuar që të mësojmë nga njëri-tjetri, të dëgjojmë përvoja të ndryshme, të njihemi e t’i ofrojmë sa më shumë mundësi sidomos të rinjve të cilët kanë pafund energji për të mësuar e krijuar gjëra të reja.

Cacttus Education mori pjesë në panairin e punës ‘Girls in ICT’

Pjesë e panairit të punës Girls in ICT ishte edhe Cacttus Education. Gjatë këtij panairi që u mbajt në kuadër të konferencës Girls in ICT patëm rastin të takojmë dhe bisedojmë me shumë vajza entuziaste që kanë zgjedhur të zhvillojnë karrierë në fushën e teknologjisë.

Përfshirja e vajzave në fushën e teknologjisë ka rëndësi të madhe për avancimin e kësaj fushe, prandaj fuqizimi i vajzave në fushën e TIK-ut ka rëndësi të veçantë për Cacttus Education.

Cacttus Education synon që vazhdimisht të ofrojë programe të reja që u mundësojnë të rinjëve të përfitojnë shkathtësi dhe kompetenca të reja në fushën e teknologjisë. Kurse numri i vajzave që shprehin interesim për ndjekjen e studimeve apo trajnimeve në këtë fushë është çdo herë në ngritje. Përmes pjesëmarrjes në evente si panairi i punës Girls in ICT synohet që të njoftohen vajzat e interesuar për teknologji me mundësitë për zhvillimin e një karriere të sukseshme në këtë fushë.

Vullneti dhe dëshira e vajzave për të punuar në fushën e teknologjisë nuk mungon. Cacttus Education sigurohet që përmes përgatitjes adekuate ato të jenë konkurrente të denja për tregun e punës, si atë vendor, poashtu edhe atë ndërkombëtar.