fbpx

Cacttus Education mori pjesë në eventin e organizuar nga EYE-Project

So të sheshin “Zahir Pajaziti” u mbajt eventi “Shkolla nuk t’bon njeri, t’gjenë punë!” i organizuar nga Enhancing Youth Employment-EYE Project. Ky event kishte për qëllim që të njoftojë të rinjtë kosovarë me profesionet të cilat po kërkohen më së shumti sot në tregun e punës në Kosovë.

Pjesë e këtij organizimi ishte edhe Cacttus Education, që pati rastin të njoftojë pjesëmarrësit me drejtimet që mund të regjistrohen në Cacttus Education, e për të cilat ka shumë kërkesë në tregun e punës. (Administrim i Rrjetave dhe Sistemeve dhe Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile.)

Përpos informatave që pjesëmarrësit patën rastin të mësojnë rreth mundësive për shkollim, që i përgatisin për t’u inkuadruar në punë në të ardhmen, ata poashtu u argëtuan nën tingujt e muzikës së këngëtarit të talentuar kosovar, Yll Limani.

 

Cacttus Education hap regjistrimin për Shkollë Verore

Cacttus Education organizon Shkollën Verore për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë t’i avancojnë shkathtësitë e tyre dhe të mësojnë gjëra të reja. Kombinimi i lëndëve në planprogram ju mëson gjithçka që ju duhet të dini rreth krijimit e zhvillimit të ueb faqeve, punës me baza të të dhënave, krijimit të materialeve promovuese dhe identitetin e një brendi.

(Shkarko Planprogramin e Summer School)

Lëndët që do të keni mundësi t’i mësoni në kuadër të shkollës verore janë:

“Front End Web Development”
Në kuadër të kësaj lënde ju do të mësoni të krijoni uebfaqe dhe ueb-aplikacione. Si rrjedhojë ju jeni në gjendje të shkruani kod që lexohet në brouser.

Gjatë 36 orëve mësimore ju do të mësoni të përdorni gjuhë programuese si HTML, CSS, Javascript, JQuery. Ju poashtu mësoni se si ta lansoni një uebfaqen, si ta siguroni një domain dhe si ta bëni hostimin e faqes.

“Graphic Design”
Nëse jeni person kreativ që gjithmonë keni pasur dëshirë të krijoni gjëra vizuale dhe keni dëshirë ta përdorni teknologjinë, atëherë kjo është lënda e duhur për ju. Lënda e Dizajnit Grafik ju mëson se si të krijoni koncepte vizuale përmes përdorimit të softuerit kompjuterik për të komunikuar ide që inspirojnë, informojnë dhe mahnisin konsumatorët.

Përmes programit 36 orësh ju do të mësoni si të zhvilloni ide dhe zbërtheni konceptet e dizajnit. Gjatë kësaj kohe ju do të mësoni poashtu detajet e përdorimit të Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, dhe softverëve të tjerë.

“Database Administration Fundamentals”
Databazat paraqesin një pjesë shumë me rëndësi në funksionalizimin e të dhënave. Njohuritë në ‘Database Fundamentals’ ju mundësojnë të punoni me të dhëna, të krijoni tabela, të bëni selektimin dhe manipulimin me të dhëna, sigurinë me të dhëna, ruajtjen dhe rikthimin e të dhënave.

Gjatë 40 orëve të ligjëratave ju do të mësoni si të kuptoni konceptet bazë të databazës, krijimin e objekteve të databazës, manipulimin me të dhëna, të kuptuarit e procesit të ruajtjes së të dhënave, administrimin e databazës etj. Si rrjedhojë ju do të jeni në gjendje të punoni në aspekte të ndryshme të punës me të dhëna.

Bëhuni pjesë e shkollës verore dhe përfitoni njohuri në Front-End, Dizajnit Grafik dhe Punës me Bazën e të Dhënave. Shfrytëzojeni periudhën e verës për t’u bërë profesionist, dhe realizoni projektet tuaja që keni ëndërruar.

Aplikoni Tani

Nxënës nga gjimnazi “Xhevdet Doda” vizituan Cacttus Education

Nxënësit e gjimnazit Xhevdet Doda ishin për vizitë të premtën, në Cacttus Education. Gjatë vizitës ata u informuan më shumë rreth shkollës, programeve të studimit dhe trajnimeve që ofrohen në Cacttus Education.

Përpos shkollës ata poashtu patën mundësinë ta vizitojnë kompaninë amë Cacttus Sh.a. me ç’rast mësuan më shumë rreth punës që bëjnë departamentet e ndryshme brenda kompanisë.

Kjo është vetëm vizita e parë ku nxënësit u informuan më shumë rreth shkollës, kurse në vizitat e radhës ata do të kenë mundësinë edhe të marrin pjesë në punëtori të ndryshme interaktive përmes të cilave mund të praktikojnë edhe njohuri praktike në fushën e teknologjisë.