fbpx

Eliminohet një nder problematikat thelbësore te punësimit

Ne forume te ndryshme të bizneseve, si dhe në studime të organizatave joqeveritare por edhe atyre shtetërore, potencohet një problematike thelbësore për sa I perket punësimit në Kosove. Pervoja e punës se kandidatëve, që është jo gjë tjetër vetëm aftësia e kandidatit për tu kycur sa më shpejtë në pune, shihet si mangësi ne mase. Kjo po eliminohet me prezentimin e shkollimit professional në Kosove ku si shkolle e ksaj cilësie hapet “Cacttus Education”.

Nuk mund te thuhet qe hapja e një shkolle profesionale është inovacion. Jo sepse vendet e zhvilluara si Zvicra, Gjermania, Franca, vendet nordike etj., si shtylle kryesore të aftësimit të popullates I kan pikërisht shkollat profesionale. Zvicra për shembull posedon një sistem arsimor shumë efektiv. Kjo ka bëre qe Zvicra te rradhitet si shteti me inovativ dhe konkurrues ne Evrope[1]. Mirëpo, edhe nëse nuk është inovacion, hapja e shkolles se larte profesionale në Kosove është hapi I pare dhe vendimtare I eliminimit te problematikës se punësimit.

Ne Kosove, te rinjet tani do te kenë mundësine e shkollimit edhe ne shkolle profesionale. “Cacttus Education” u hap këtë Korrik si shkolle e larte profesionale e teknologjise se informacionit. Nje mbeshtetje e fuqishme ju dha edhe nga shteti I Kosoves për te marshuar drejtë zhvillimit të sistemit arsimore në vend. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ne fjalën hapëse te kësaj shkolle u shpreh:

Ky model i kësaj shkolle mundëson një edukim të avancuar, edukim praktik, duke ndërtuar kompetenca dhe shkathtësi për studentët, gjë që tërësisht lidhet me zhvillimin ekonomik.

[1] WEF Global Competitiveness Index 2012­2013, IMD World Competitiveness Yearbook 2012, European Innovation Scoreboard2011

Lansohet Cacttus Education, vendi ku teoria e arsimit takon tregun e punës

Prej sot Kosova ka edhe një institucion të vlefshëm e të certifikuar arsimor – Shkollën e Lartë Profesionale në fushën e teknologjisë së informacionit Cacttus Education, e para shkollë profesionale e këtij lloji në Kosovë.

Me mbi 10 vjet përvoje në zbatimin e projekteve tejet të mëdha dhe komplekse, kompania lidere në fushën e teknologjisë së informacionit në Kosovë, Cacttus e ndërmori edhe një hap në avancimin e kësaj fushe tek ne, duke krijuar një institucion ku teoria e arsimit e takon realitetin e tregut të punës.

E para shkollë profesionale e këtij lloji në Kosovë, u lansua në një solemnitet rasti,  në praninë e shumë mysafirëve vendorë e ndërkombëtarë, në mesin e të cilëve ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arben Abrashi.

“Për të arritur qëllimin e përbashkët për një fuqi punëtore moderne, të dijshme, të aftë, që do të jetë në gjendje të ballafaqohet me sfidat e ekonomisë dhe industrisë globale, ne si shoqëri, por njëkohësisht si ofrues të shkollimit kemi nevojë të ndryshojmë shumë: duhet ndryshuar arsimimin për të përfituar nga përparimet në teknologji; duhet digjitalizuar klasën, mësimdhënien; duhet ndryshuar dhe përafruar kurrikulat duke u bazuar dhe inspiruar nga ndryshimet që ndodhin në vendet shumë më të përparuara se Kosova; duhet dhënë më shumë kujdes dhe fokus lëndës së matematikës, fizikës dhe shkencave natyrore ; duhet aftësuar të rinjtë tonë me shkathtësi të buta; duhet dhënë nxënësve hapësirë për shfaqjen e talentit dhe kreativitetit dhe duhet ndryshuar, përshtatur dhe lehtësuar rregullativën ligjore për ta përafruar me ato shtete të cilat ne pretendojmë të shërbejmë, dhe njëkohësisht të lehtësojmë njohjen e mësimit paraprak; transferin e kredive; punën praktike dhe mësimin praktik”, tha kryetari i Bordit të Cacttus Education, Driton Hapçiu.

cacttus-education-open

Cacttus Education është shkollë e larte profesionale e nivelit 5 e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve më 14.12.2015.  Akreditimi nga AKK siguron që dijet dhe shkathtësitë e fituara janë ekuivalente me nivelin përkatës sipas Kornizës kombëtare te kualifikimeve.  Akreditimi mundëson dhe lehtëson akumulimin e kredive ECTS dhe transferin e tyre gjate shkollimit të mëtutjeshëm.

Shkollimi në drejtimet profesionale është dyvjeçar, dhe që nga dita e parë do të jetë i kombinuar me punë praktike në Cacttus, në start-up-at në ICK dhe qendrat tjera të inovacionit, në kompanitë e teknologjisë së informacionit, në korporatat dhe ndërmarrjet vendore dhe ndërkombëtare. Cacctus Education do të sigurojë që nga ditët e para, që studentët të përfitojnë bursa studimi nga ndërmarrjet dhe kompanitë që do t’i angazhojnë këta studentë në punë praktike.

Duke folur për rëndësinë e shkollave profesionale në vendin tonë, ministri Bajrami tha se kjo është një ngjarje e veçantë për aftësimin profesional, sepse po promovojmë një projekt të munguar të edukimit të avancuar.

“Sot po e plotësojmë një boshllëk të kornizës kombëtare të kualifikimeve, e cila tërësisht i kushtohet nevojave të tregut të punës. Ky model i kësaj shkolle mundëson një edukim të avancuar, edukim praktik, duke ndërtuar kompetenca dhe shkathtësi për studentët, gjë që tërësisht lidhet me zhvillimin ekonomik. Cactuss Education, është një shembull pioner në reformimin e edukimit profesional”, tha Bajrami.

Ministri Stavileci foli për ndikimin e shkollave profesionale në zhvillim të ekonomisë së vendit.

“Të gjithë sot flasim për ekonominë e dijes, ekonominë kreative si pjesë të saj, ekonominë digjitale, e duke parë që në të gjitha këto vite ne nuk kemi mundur të shpërthejmë në rritjen e zhvillimeve  në sektorë të ndryshëm ekonomik,  për shkak të limiteve dhe mospasjen e potencialit. Unë besoj që  fusha e IT do të jetë ajo që do të na mundësoj të shpërthejmë, për shkak te ideve, kreativitetit, dhe potencialit ndërmarrës qe rinia jonë ka. Përmes kësaj shkolle dhe mundësive të tilla të edukimit, rinise i mundësohet të krijojë ide novative, prosperitet për veten, ekonomisë dhe gjithë shoqërisë”, tha ministri Stavileci.

Duke folur për ndikimin e shkollave profesionale në punësimin e të rinjve, ministri Abrashi tha se duhet investuar në resurse dhe duhet ofruar më shumë mundësi në zgjerimin e aftësimit dhe edukimit profesional e në trajnime.

“Të tilla shkolla profesionale  si Cacttus Education, luajnë një rol të shumëfishtë, përkrahin punëkërkuesit, punëedhënesit, rrjedhimisht përkrahin edhe institucionet publike dhe shoqërinë në përgjithësi. Duhet të përkahim ato projekte qe përveç që ndihmojnë në punëslim, ndihmojne edhe në zhvillim profesional si dhe ne kalimin e barrierave të punës praktike”, tha Abrashi.

Drejtori i HELVETAS Swiss Intercooperation në Kosovë, Heini Conrad, e cilësoi si projekt të rëndësishëm që do të mbyllë zbraztirat në mes të nevojës së tregut dhe edukimit formal.

“Ky projekt është shumë i rëndësishëm për shkak se Cacttus Education do ta mbyllë zbraztirën në mes të nevojës së tregut dhe edukimit formal. Gjithashtu duhet vlerësuar faktin që kjo iniciative është marrë nga sektori privat por nuk limitohet në sektorin privat dhe tenton të nxjerrë në pah talente duke u dhënë mundësi shkollimi të mëtutjeshëm dhe punësimi edhe jashtë vendit”, tha ai.

Sot zyrtarisht nisin regjistrimet për dy drejtimet e Shkollës së lartë Profesionale të nivelit 5 në fushën e Teknologjisë së Informacionit – Drejtimi i Inxhinierëve të Sistemeve të Informacionit dhe Zhvillues të Aplikacioneve në Web dhe Mobile. Në vitet në vijim do të nisin edhe drejtimet e reja, degët e teleokomunikimeve, sigurisë së informacionit,  menaxhimit të projekteve dhe të tjera, gjithmonë duke u bazuar në kërkesat e tregut të punës në vend dhe jashtë vendit, dhe mundësive për punësim.

Në 14 vitet e ekzistencës së kompanisë CACTTUS dhe Departamenti i Trajnimeve ka trajnuar, në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve (TIK), mbi 3000 individë nga sektori privat dhe publik dhe sot ata punojnë në ndërmarrjet, kompanitë si dhe institucionet vendore. Shërbimet që ata i ofrojnë i dedikohen tregut vendor por edhe atij ndërkombëtar, posaçërisht tregut gjermanofolës dhe më gjërë evropian, e një numër i tyre punon edhe në dhe për korporatat më të fuqishme në botën e TIK: CISCO, Amazon, Google, Apple, Juniper, IBM.

Forumi për Shkollim Profesional

U mbajt Forumi “Specializimi Profesional – Domosdoshmëri për Zhvillim Ekonomik” ku mori pjesë edhe Cacttus Education.

Në këtë forum nga Cacttus Education ishte panelist Kryetari i Bordit z. Driton Hapçiu në temën “Ngritja e kapaciteteve profesionale në funksion të zhvillimit ekonomik”, si dhe zyrtarë të shkollës në sesionin 11, me temën “Përfitimi i shkathtësive nga arsimi profesional në fushën e TIK-ut dhe qasja më e lehtë në tregun vendor dhe ndërkombëtar”