fbpx

Yll Fejziu, Programer në Cacttus sh.a.

Yll Fejziu ka përfunduar vitin e parë të studimeve në Cacttus Edcuation, në drejtimin “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile”. Ylli tashmë është angazhuar edhe në punë praktike, në kompaninë amë Cacttus Sha, që njëkohësisht është njëra ndër kompanitë më të mëdha të teknologjisë në vend.

Ylli tregon për përvojën e tij në fushën e teknologjisë, dhe fillimin e karrierës në këtë fushë:

Momentalisht jam i angazhuar tek departamenti i Cacttus Business Solutions. Praktika që unë e bëj në department lidhet shumë me studimet e mija në Cacttus Education, mirëpo ka edhe gjëra të reja që po i mësoj. Përmes praktikës po mësoj gjuhë të reja programuese si ASP.net, apo C#. Përderisa gjuhët si HTML e SQL i kemi mësuar edhe gjatë vitit të parë të studimeve.

Për lidhshmërinë e studimeve me punën Ylli thotë:

Gjatë studimeve e kam marrë një bazë shumë të mirë. Nëse nuk e kisha pasur atë bazë, kish qenë shumë më e vështirë për mua të filloj punën praktike. Pak a shumë logjika e programimit është e njejtë për secilën gjuhë programuese. Kështu që më kanë ndihmuar shumë edhe studimet në vitin e parë për tu kyqur në mësimin e në gjuhëve të reja programuese tash.

Para se të regjistrohem në Cacttus Education kam ndëgjuar prej të tjerëve që me Cacttus Education është më e lehtë me dalë në tregun e punës, tash që studioj këtu e kam parë që janë vërtetuar ato mendimet që unë i kam pasë para fillimit të studimeve.

Lidhur me planet e tij për të ardhmen, Ylli na tregon:

Për të ardhmen jam duke punuar të bëhem një programer i mirë i ueb-it. Për momentin jam i fokusuar më shumë në drejtimin e ueb-it, më saktësisht në krijimin e aplikacioneve të ueb-it. Për të ardhmen synimi im kryesor është të vazhdoj të fokusohem në këtë fushë.

Përmes angazhimit në punë praktike Cacttus Education ju mundëson studentëve të vet që të bëhen profesionistë të shkathtë në drejtimet që i studiojnë. Kurse Ylli është vetëm njëri nga studentët e angazhuar në punë praktike, ku po praktikon njohuritë e fituara gjatë studimeve dhe po vazhdon me ndërtimin e një profili prej profesionisti në fushën e programimit.

Dhjetë shkathtësitë më të rëndësishme për të ardhmen tuaj profesionale

Shumë profesionistë mund t’i kenë vërejtur ndryshimet që po ndodhin nëpër vendet e punës. Megjithatë, a keni menduar se cilat prej shkathtësive kanë rëndësinë më të madhe për të ardhmen tuaj profesionale? Forumi Ekonomik Botëror raporton se shkathtësitë e listuara në vijim do të jenë ndër shkathtësitë me ndikimin më të madh në performancën tuaj në punë, për vitin 2020:

  1. Aftësi për zgjidhjen e problemeve komplekse
  2. Mendimi kritik
  3. Kreativiteti
  4. Shkathtësi të menaxhimit të njerëzve
  5. Aftësi për koordinim me të tjerët
  6. Inteligjenca emocionale
  7. Aftësi për vlerësim dhe vendimmarrje
  8. Orientim ndaj shërbimeve
  9. Aftësi për negocijim
  10. Fleksibilitet kognitiv

Shkathtësitë që kërkohen në punë vazhdimisht po ndryshojnë, prandaj duhet të mësojmë mënyra të reja të përvetësimit të njohurive. Ndërsa përdorimi i teknologjisë është padyshim njëra ndër gjërat që na mundëson të gjejmë mënyra të reja për të mësuar.

Artikull i përshtatur nga Forbes. Për ta lexuar atikullin e plotë, klikoni linkun në vijim: The Skills You Need to Succeed

Profesionistët e gjeneratës së re

Zhvillimi global është një industri e ndërlikuar me zhvillim të vazhdueshëm. Kjo industri mbështetet nga një grup profesionistësh me diversitet të madh.  Përgjatë një spektri të gjerë të sektorëve të zhvillimit, karrierave dhe specializimeve, një e ardhme që gjithmonë i ka bashkuar këta individë është dëshira e përbashkët për ta bërë botën një vend më të mirë përmes punës së tyre. Sot ata kanë edhe diçka tjetër të përbashkët: shkathtësitë që ju duhen për të performuar në mënyrë efektive po ndryshojnë në masa radikale me transformimin e fushës së zhvillimit dhe botës në përgjithësi.

Profesionistët e zhvillimit, brenda një dekade, nuk do të duken njejtë. Një nga arsyet pse, është teknologjia. Është e lehtë ta parashikojmë një kohë kur dronët do ta riorganizojnë secilin program të zhvillimit agrikulturor, kur secili punëtor në fushën e shëndetësisë është i pajisur me vegla e paisje mobile të teknologjisë së lartë për diagnostifikim, dhe inteligjenca artificiale ofron të dhëna në kohë reale për të udhëhequr intervenimet humanitare.

Teknologjia është duke u përhapur përgjatë industrisë ndërkombëtare për zhvillim dhe njëkohësisht po formëson  qasjen e profesionistëve të zhvillimit ndaj profesioneve të tyre. Prandaj është shumë e rëndësishme për profesionistët e së ardhmes të vazhdojnë të mësojnë dhe përdorin teknologji të informacionit dhe komunikimit në dekadën që po vjen.

Për të mësuar më shumë se cilat do të jenë shkathtësitë më të kërkuara për 10 vitet e ardhshme, lexoni artikullin e plotë në vijim: reports.devex.com