fbpx

Perfundoj trajnimi Front End Web Development, në kuadër të trajnimeve të subvencionuara nga MAShT

Trajnimi Front End Web Development ligjëruar nga Egzon Peci, në kuadër të trajnimeve të subvencionuara nga MAShTI ka përfunduar me sukses ✅Shumë suksese kandidatëve të certifikuar 🙂

CACTTUS Education ishte pjesë e eventit ‘ICT Gateway!

Qëllimi kryesor i këtij eventi ishte mundësia për krijimin e kontakteve në mes të studentëve të Shkencave Kompjuterike dhe bizneseve apo organizatave të cilat operojnë në fushën e TIK apo të ngjajshme.Ky event u organizua nga Qendra e Transformimit Dixhital në ITP Prizren.

CACTTUS Education pjesë e garës së përbashkët për Sigurinë Kibernetike me Iowa.

Studentët e CACTTUS Education do të jenë pjesë e garës për Siguri Kibernetike me Universitetin Shtetëror të Iowa SHBA dhe Gardën Kombëtare të Iowa-s.

Ekipi ynë me studentët fantastikë po mbikqyret nga Xhavit Gashi dhe Dardan Raci!

Kjo ngjarje organizohet nga Ushtria Amerikane në partneritet me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Universitetin e Prishtinës, dhe partnerë të tjerë.

Ngjarja do të zhvillohet më 18 Maj në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (Universiteti i Prishtinës).

Ekipi i CACTTUS Education përfaqësohet nga: Endrit Dervishi, Fatlinda Ramadani, Gazmend Bujupi, Arianit Maloku, Leon Maxhuni, Indrit Rrustemi, Sami Thaqi dhe Erblina Ramadani.