fbpx

Diskutim publik në Cacttus Education: Sistemet e Automatizuara “Smart Home/Smart City”

Qytetet po ndryshojnë me ritëm të shpejtë, që nga madhësia e tyre e deri tek shfrytëzimi i burimeve të ndryshme teknologjike. Për ta zgjidhur problemin që ky zgjerim i qyteteve e krijon, udhëheqësit e qytetetve duhet të mendojnë prej një perspektive të re, më ndryshe. E këtu hyjnë qytetet e mençura (Smart Cities) – qytete që e përdorin idetë dhe zhvillimet e shekullit 21 për të siguruar një jetë më kualitative për qytetarët e vet.

Si pjesë e qyteteve të mençura, janë edhe shtëpitë e mençura. Edhe pse kjo teknologji është akoma në fillet e saj, numri i produkteve të mençura për shtëpi – pajisje këto që ju lejojnë ta kontrolloni ndriçimin, termostatin, madje edhe furrën e pjekjes, krejt këto nga telefoni juaj (smartfoni juaj) – është duke u rritur me hapa të shpejtë. Tashmë ekzistojnë me qindra produkte dhe ekosisteme të tëra që ju mundësojnë ta kontrolloni tërë shtëpinë tuaj përmes vetëm një aplikacioni iOS apo Android. Mund të zgjedhni prej pajisjeve tuaja të preferuara për ta kompletuar një shtëpi të mençur që ju përshtatet juve dhe që mund ta kontrolloni prej kudo.

Qytetet e mençura dhe shtëpitë e mençura nuk janë më fragment imagjinativ i së ardhmes. Kjo teknologji është këtu dhe po rritet me hap të shpejtë, duke u zgjeruar dhe duke prekur të gjitha shërbimet e komunave anë e kënd globit.

Si institucion edukativ në fushën e teknologjisë së informacionit, njëri nga qëllimet tona është edhe vetëdijsimi i masës për teknologjitë dhe trendet e tyre. Në ketë frymë, ne ju sjellim një panel diskutimi të hapur me profesionistë të fushës të cilët do të sjellin eksperiencat e tyre dhe mundesitë që ekzistojnë rreth sistemeve të automatizuara, në veçanti ‘Smart home / Smart city”.

Storje e suksesit në WOW3- Syzana Alidemi

Projekti WOW (Women in Online Work) është implementuar nën mbikqyrjen e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik dhe është financuar përmes Community Development Fund (CDF) & EMPOWER “Private Sector in Kosovo”, USAID. Projekti WOW 3 është implementuar sukseshëm nga Cacttus në bashkëpunim me OJQ KS-Kosova. Përderisa projekti po i afrohet përfundimit suksesi i vajzave pjesëmarrëse vetëm sa ka filluar.

Ndër vajzat që kanë filluar sukseshëm karrierën si ‘freelancer’ është edhe Syzana. Kjo është storja e saj.

Jam Syzana Alidemi, jetoj në Gjilan. Tani jam në përfundim të studimeve postdiplomike në Fakultetin Ekonomik drejtimi Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës. Krahas shkollimit kam vijuar paralelisht edhe aktivitete të tjera arsimore, si trajnime në planifikimin e karrierës, lidership, biznes, ndërrmarësi për gratë dhe së fundi trajnimin në Graphic Design.

Jam tip hulumtues, dhe vazhdimisht kërkoj mundësi të reja në tregun e punës. Duke u ballafaquar me sfidat e punësimit në vendin tonë nuk prita rastin deri sa të gjeja “punën ideale”. Falë përkushtimit dhe ideve të mia kam themeluar, dhe menaxhoj biznesin tim, atelien “Zana Couture”  duke sjelle në treg shërbime të qepjes dhe dizajnimit të fustaneve & veshjeve për femra.

Rreth projektit WOW, isha e informuar edhe më parë nga rrjetet sociale dhe u interesova t’i bashkangjitem, mirëpo në atë kohë projekti ishte impelementuar në qytetet tjera. Fatmirsisht këtë vit WOW3 kishte hapur aplikacionet edhe në qytetin e Gjilanit me programin Front-end development dhe Graphic Design. Aplikova në Graphic Design meqenëse biznesi me te cilin merrem kërkon aftësi kreative në dizajn për promovimin e veshjeve. Ishte momenti më i pershtatshëm të ndjek programin e dizajnit grafik në WOW3. Edhe pse kam mbaruar studimet në ekonomi, pasioni për dizajnin ka qenë pjesë e kreativitetit me anë të së cilës gjithmon kam shpreh talentin tim. Andaj kursi i dizajnit grafik ishte i mirëseardhur për mua .

Gjatë trajnimeve, Donika trajnerja jonë pas hapjes së profileve në upwork, na inkurajonte vazhdimisht të aplikonim në fushat ku ne mund ta gjenim veten. Fillova të hulumtoj punë te ndryshme, mirëpo hezitoja të aplikoja, sepse nuk kisha besim që mund t’ia dal. Pas përfundimit të trajnimit, fillova me aplikimin e njohurive të fituara në dizajn, për promovimin e biznesit tim. E ridizajnova logon e biznesit, i rregulloja fotografitë e fustaneve në mënyrë më profesionale, si dhe punë tjera grafike të cilat dukshëm filluan t’ia rrisin imazhin ateles. Me përvetsimin e programeve në dizajn, aplikoja vazhdimisht punë te ndryshme online. Në fillim u zhgënjeva për faktin që nuk arrija të bëja asnjë kontratë, përkundër numrit të madh të aplikimeve të bëra. Ndonjehere nuk ndjehesha e motivuar të vazhdoja tutje me aplikime. Mirëpo gjatë takimeve dy javore me mentorët tanë, vazhdimisht inkuarajoheshim të mos heqim dorë, të provojme tutje. Ata na inkurajonin me storie suksesi të vajzave të cilat aplikonin vazhdimisht punë të ndryshme dhe fitonin kontrata me sukses, andaj nuk hoqa dorë.

Kisha aplikuar në një pozitë ku kërkoheshin njerëz që jetojnë në Kosovë për një punë të lehtë në industrinë e fustaneve. Të nesërmen në mëngjes, mora mesazhin falenderues për aplikimin në këtë pozite, dhe shpjegimin rreth kohës së përshtatshme për të diskutuar rreth detajeve të punës. Pasi  kjo kliente punonte në Hong Kong, diferenca në kohë duhej të kordinohej me orarin e punës në Kinë.

Pas instruksioneve rreth punës, i tregova që isha e gatshme ta bëja dhe më dergoi kontratën. E pranova punën dhe e perfundova me sukses. Klientja u nda e knaqur me punën time duke me vlersuar edhe me feedback pozitiv. Ishte ndjenjë e veçantë kur fitova kontratën e parë, sepse mu rrit vetbesimi se duke provuar mund t’ia dal të marr edhe punë të tjera në upwork. Isha e lumtur, dhe njëkohësisht e motivuar të vazhdoj tutje. Tani kam pranuar edhe disa ftesa për intervistë, dhe jam në negocime për disa kontrata të mundshme për punë. Ndihem e lumtur që pata fatin të jem pjesë e WOW3. Jam falenderuese ndaj trajnerëve, dhe mentorëve tanë, të cilët me profesionalizmin e tyre po na motivojnë vazhdimisht të aplikojmë, të pavarsohemi financiarisht, dhe të arrijme synimet tona drejt suksesit. Por gjithashtu jam falenderuese edhe ndaj familjes sime e cila me ka mbështetur në edukimin e mirëfilltë dhe në arritjet profesionale për të arritur vizionin e dëshiruar.

CacttuKids organizon Code&Pizza II

Për herë të dytë, në CacttuKids fëmijët dhe adoleshentët kanë mundësinë të vijnë, të kënaqen, kodojnë dhe të hanë pica, gjatë dy orëve të hapura për të gjithë. Eventi Code&Pizza II, organizohet të shtunën më 9 shtator, nga ora 12:00 deri në orën 14:00 për të gjithë të rinjtë nga mosha 7 deri në moshën 15 vjeç.

Ky event, është vazhdimësi e eventit të parë që u organizua në fund të korrikut të këtij viti, ku rreth 50 fëmijë dhe adoleshentë u argëtuan dhe provuan diçka të re, kodimin. Pas këtij interesimi të madh të fëmijëve, CacttuKids, ju dhuron mundësinë edhe një herë që të zbuloni dëshira të reja, të njoftoni shoqëri të re dhe të kaloni vikend të këndshëm me ne.

Cacttus Education përmes programeve që ofron, në vazhdimësi do të promovojë vlera tek të rinjtë, duke hapur mundësi të reja për ta me kurse dhe trajnime edukuese. Përveç edukimit, programi CacttuKids, ka për qëllim argëtimin e të rinjve, krijimin e një ambienti atraktiv e të ngrohtë për ta dhe socializimin e tyre. Të shtunën, në Code&Pizza II, ejani dhe kapni mundësinë tuaj!

Këtë të vikend, ju presin instruktorët tanë që të ju shoqërojnë dhe udhëzojnë në orën e kodimin që CacttuKids e dhuron falas për ju. Mos harroni, përveç instruktorëve, ju presin edhe picat!