fbpx

Cacttus Education organizoi diskutimin publik: Sistemet e Automatizuara Smart Home/Smart City

Dje në Cacttus Education u mbajt diskutimi publik me temën Sistemet e Automatizuara Smart Home/Smart City. Në diskutim morën pjesë panelistë: Dren Imeraj, Erdet Nasufi dhe Dardan Vokshi.

Ata folën më shumë rreth sitemeve të automatizuara, si po ndikojnë teknologjitë e reja në automatizimin e qyteve dhe shtëpive tona, si dhe bënë disa demonstrime të këtyre teknologjive duke treguar se si funksionojnë ato.

Dren Imeraj i pyetur në lidhje me elementet përbërëse të sistemit smart theksoi:

Mendoj që elementi më i rëndësishëm në një sistem smart home ish dashtë me qenë një paisje, një automator apo sensor që e kryen një funksion të caktuar, një tjetër komponentë shumv e rëndësishme është infrastruktura që e mundëson komunikimin e paisjeve. 

Sipas Erdet Nasufit

Në të gjitha teknologjitë ekzistojnë dy familje, e centralizuar ku grumbullohen me një tërësi, dhe e decentralizuar ku shpërndahen. Por kjo structurë heterogjene, d.m.th. integrimi horizontal (mes paisjesh) dhe verikal (me pale të treta, siç janë PC-të) kërkon shumë edhe nga aspekti inxhinierik por edhe kosto mirëmbajtëse.

Pyetja se se kur e kemi automatizuar mjaft shtëpinë, Dardan Vokshi u përgjigj:

…varet prej interface. Nuk është automatizim i shtëpisë vetëm kontrollim i shtëpisë nga telefoni, automatizimi është kur paisjet janë në gjendje të reagojnë në bazë të ambientit, duke ju përshtatur kushteve të jashtme, e për këtë duhet të zhvillohet një nivel i inteligjencës, për shembull që drita të ndizet kur ka nevojë.

Storje suksesi në WOW3-Lumta Ramadani

WOW është program përmes të cilit vajzat e trajnuara përfitojnë shkathtësi të duhura për të gjetur punë si të vetëpunësuara në tregun e punës online. Projekti WOW 3 synon të rrisë vetëdijësimin e vajzave të reja në rolin e punës online, mundësitë e punësimit, dhe mundësinë për t’u anagazhuar në punë nga distanca.

Lumta Ramadani është njëra nga pjesëmarrëset më të sukseshme në projektin WOW 3. Ajo tashmë ka treguar shumë sukses me punën dhe përkushtimin e saj, duke fituar 6 kontrata pune, ndër të cilat është edhe një kontratë njëvjeçare.

Lumta ka përfunduar studimet bachelor në Banka, Financa dhe Kontabilitet në Universitetin e Prishtinës dhe master në Ekonomiks poashtu në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, ka qenë dy herë përfituese e bursës Erasmus Mundus.

Për nga natyra është njeri që ka dëshirë të mësojë gjëra të reja. Përmes Dizajnit Grafik  ajo synon ta shpërfaqë kreativitetin dhe shijen e sofistikuar për dizajne, që burojnë nga udhëtimet e saj të shumta jashtë vendit, që e kanë frymëzuar.

Lumta thotë:

Rrugëtimi im ka qenë i vështirë, mirëpo nuk jam dorëzuar. Jam person që nuk dorëzohem asnjëherë. Qëllimi im ka qenë të gjej punë, e kam marrë me shumë seriozitet këtë qëllim dhe ja kam dalur mbanë. Mendoj që duhet të jesh largpamëse dhe të besosh në veten tënde e të besosh që ti mund të arrish çkado, e pastaj natyrisht që i arrin të gjitha synimet e tua.

Endrit Zhuri, Full Stack Developer në Cacttus sh.a.

Studentët e Cacttus Education vijnë nga prapavija të ndryshme. Ndër ta ka edhe të atillë që janë transferuar nga kolegje dhe universitete të tjera, për të studiuar në njërin nga drejtimet e ofruara në Cacttus Education. Shumë gjëra i nxisin studentët të trasnferohen tek ne për të studiuar, drejtime të kërkuara për studim, diploma dhe certifikimet industriale që njihen ndërkombëtarisht, si dhe fokusimi në përgatitje profesionale që përgatitë studentët për tregun e punës.

Si pjesë e studimeve, parashihet që studentët të angazhohen edhe në punë praktike. Njëri ndër studentët i cili është transferuar nga fakulteti teknik, për të studiuar në CE që tashmë është duke praktikuar sukseshëm profesionin e tij përmes praktikës është edhe Endrit Zhuri. Endriti është një student i përkushtuar, që punon me shumë vullnet, si gjatë ligjëratave ashtu edhe në vendin e punës.

Ai tregon për përvojën e tij gjatë studimeve në Cacttus Education, dhe si po i ndihmon kjo përvojë për t’u përgatitur për ushtrimin e profesionit që e studion:

Pas perfundimit me sukses të vitit të parë në Cacttus Education, më referuan për punë praktike në Cacttus Sha. Njohuritë që fitova nga Cacttus Education me ndihmuan që të zhvilloj prapavijën time profesionale dhe të jem i gatshëm për tregun e punës.

Tani, si praktikant jam përgjegjës në një projekt për zhvillimin e një librarie elektronike (web-based) dhe merem me front-end dhe back-end development.

Cacttus Education tani ka filluar regjistrimin e gjeneratës së re të studentëve në programet e studimit më të kërkuara në fushën e teknologjisë. Kurse, përmes Qendrës Këshilluese në Cacttus Education, ju mund të udhëzoheni për një karrierë të suksesshme dhe do të këshilloheni në mënyrë praktike për tregun e punës, vazhdim të shkollimit dhe asistencë në zgjedhjen e drejtimit të studimit.