fbpx

Shkollat profesionale dhe punësimi në Gjermani

Sipas një artikulli të publikuar nga Telegrafi.com, tregohet se në Gjermani është rritur numri i vizave të punës për 70% për  shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë nga ballkani, vetëm në 8 muajt e parë të vitit 2017. “Die Welt” i kushton dy artikuj temës së punësimit të të huajve në Gjermani. Në tetë muajt e parë të këtij viti është rritur me 70% në 63.000 numri i vizave të punës të lëshuara nga Agjencia Federale e Punësimit”, shkruan gazeta „Die Welt”, duke iu referuar të dhënave që posedon nga kjo agjenci.

Sipas webfaqes Make It In Germany, Gjermania ofron perspective për profesionistët e IT-së. Vetem gjatë vitit 2014, rreth 960,000 persona janë të punësuar në fusha të ndryshme të IT-së, me të hyra që e tejkalojnë shumën prej 63.3 miliardë € për shtetin gjerman. Ofruesit e shërbimeve në teknologji informative, telekomunikim dhe shërbime të internetit përbëjnë punëdhënësin e dytë më të madh në industrinë Gjermane. Sipas një ankete të bërë nga një kompani Gjermane BITCOM, ka rezultuar se rreth dy të tretat (68%) e kompanive synojnë që të krijojnë vende të reja pune. Megjithatë, jo gjithmonë mund t’i gjejnë të gjithë punëtorët e kualifikuar në Gjermani. Prandaj, kjo rritje e numrit të vendeve të reja të punës për specialist të IT-së ka shënuar rritje të tregut.

Cacttus Education, si shkollë e lartë profesionale, synon t’i plotësojë kërkesat e tregut si vendor ashtu edhe ndërkombëtar për profesionistë të IT-së. Me fokusim në anën praktike të studimeve dhe duke u bazuar në planprograme ndërkombëtare, studimet në Cacttus Education nxjerrin profesionistë të aftë për t’u inkuadruar menjëherë në tregun e punës.

Studimet në njërin nga drejtimet: Administrim i Rrjeteve dhe Sistemeve apo Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile, të përgatisin për të punuar në disa prej profesioneve më të kërkuara në fushën e teknologjisë. Si rrjedhojë punësimi si brenda edhe jashtë vendit bëhet shumë më i lehtë. Duke pasur parasysh kërkesën e madhe ndërkombëtare në fushën e teknologjisë, veçanërisht në Gjermani, Cacttus Education përgatitë studentët për të qenë pjesë e fushës së teknologjisë në një nivel botëror.

Nga praktika në kuadër të studimeve, deri tek kontrata e punës

Vetëm gjatë vitit të parë të studimeve 80% e studentëve të Cacttus Education janë punësuar. Kjo tregon se Cacttus Education proritare e ka përgatitjen e studentëve të vet për angazhim në tregun e punës. Ligjëratat efektive, të kombinuara me projekte praktike dhe reale, si dhe me angazhimin e studentëve në punë praktike në kompani të ndryshme, rezultojnë në një përgatitje efektive të studentëve për t’u punësuar në drejtimet që i studiojnë.

Ndriqim Haxhaj, njëri ndër studentët e gjeneratës së parë të Cacttus Education, tashmë është i punësuar. Ai ka filluar angazhimin e tij në kompaninë Zombie Soup si praktikant, ku duke parë shkathtësitë e tij, pastaj i është ofruar kontratë pune. Ai po vazhdon të punojë në kompaninë Zombie Soup, kurse paralel do të vazhdojë edhe vitin e dytë të studimeve në Cacttus Education.

Duke treguar për përvojën e tij gjatë studimit në Cacttus Education, Ndriqimi thotë:

Së pari, kam një mirënjohje shumë të madhe për Cacttus Education, që më ka dhënë mundësinë të jem një kandidat i vlefshëm në tregun e punës.Gjithçka që kam mësuar në Cacttus Education kam qenë në gjendje t’i aplikoj dhe t’i përdori në profesionin tim.

Jam mirënjohës për njohuritë e fituara gjatë studimit në Cacttus Education dhe gjithmonë do të synoj ta bëj maksimumin duke aplikuar ato njohuri.

Cacttus Education vazhdon të regjistrojë studentët për vitin e ri akademik deri me 15 Tetor. Gjenerata e re e studentëve parashihet të fillojë me 16 tetor, dhe sikurse tek gjenerata paraprake parashihet të vazhdohet me angazhimin e studentëve në praktikë pune, dhe të vie deri tek punësimi i tyre në drejtimet që i studiojnë.

Edhe ti mund të bëhesh pjesë e Cacttus Education: Apliko Online

U mbajt ceremonia e përfundimit të projektit WOW3

Sot u mbajt ceremonia që shënoi përfundimin e projektit WOW3. Ky projekt, që u shoqërua nga sukseset e vazhdueshme të vajzave që nën mbikqyrjen e mentorëve dhe udhëzimet e trajnerëve arritën të bëhen pjesë e tregut global të punës, u shënua me ceremoninë e çertifikimit të vajzave pjesëmarrëse në trajnim.

Projekti WOW3 (Women in Online Work3) është implementuar nën mbikqyrjen e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik dhe është financuar përmes Community Development Fund (CDF) dhe EMPOWER “Private Sector in Kosovo”, USAID. Ky projekt është implementuar nga Cacttus në bashkëpunim me OJQ KS-Kosova.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe kryetari i komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, znj. Besa Zogaj-Gashi kontribuese dhe aktere e projektit WOW dhe mysafirë të tjerë. Gjatë ceremonisë u mbajtën disa fjalime, përfshirë këtu edhe tri fjalime nga vajzat më të sukseshme dhe inspiruese të projektit WOW3. Gjatë ceremonisë poashtu u shfaq dokumentari i krijuar për pjesëmarrëset e WOW3.

Me përfundimin e projektit WOW3, edhe 140 freelancere të reja u çertifikuan, dhe me njohuritë e fituara në Dizajn Grafik dhe Front End, pritet që të vazhdojnë karrierën duke u bërë pjesë e tregut global përmes platformave online siç është UpWork.

Pas ceremonies së çertifikimit, për pjesëmarrësit u organizua edhe një koktej rasti për ta shënuar kështu me festivitet përfundimin e projektit WOW3 dhe suksesin e vajzave pjesëmarrëse që sapo kanë filluar karrierën e tyre si të vetëpunësuara në punë online.