fbpx

10 shprehitë e studentëve efektivë

Çelësi për të qenë student efektiv qëndron tek të mësuarit në mënyrë praktike. Gjatë shkollës së mesme një ose dy orë mësim në ditë janë mëse të mjaftueshme për të pasur nota të mira, por kur vie koha e studimeve nganjëherë e ke atë ndjenjën se dita nuk është mjaft e gjatë për krejt gjërat që duhet të mësohen, sidomos nëse nuk dini si t’ju qaseni materialeve në mënyrë praktike.

Prandaj do t’i përfshijmë 10 shprehi të të mësuarit që janë shumë të suksesshme. Nëse dëshiron të bëhesh student i sukseshëm, ndiqi këto shkathtësi të listuara më poshtë dhe do të shihni se si notat tua do të ngriten, njohuritë do të zgjerohen dhe aftësia për të absoarvuar informacione do të rritet.

  1. Mos u mundoni t’i mësoni të gjitha gjërat për një ditë.

A ju ka ndodhur ndonjëherë të qëndroni deri në orët e vona duke mësuar, aq sa më shumë energji hargjoni duke u munduar t’i mbani sytë hapur sesa duke mësuar? Nëse po, atëherë është koha për ndryshim. Studentët e sukseshëm mësojonë në intervale të shkurtëra dhe nuk mundohen t’i mësojnë të gjitha gjërat brenda një dite. Nëse dëshironi të bëheni student i sukseshëm atëherë ju duhet të mësoheni të jeni konsistent në studime dhe të mësoni në interval të rregullta dhe të shkurta kohore.

  1. Planifikojeni se kur do të mësoni

Studentët e sukseshëm e caktojnë një orar specifik për të mësuar gjatë javës—dhe i përmbahen atij orari. Studentët që mësojnë në mënyrë sporadike dhe pa një orar të caktuar, performojnë më keq sesa studentët që kanë një orar të caktuar për të mësuar. Edhe nëse jeni në hap me studimet, krijimi i një rutine javore për të mësuar ju mundëson që ta bëni mësimin shprehi dhe kjo gjë ju ndihmon në periudhë afatgjate gjatë arsimimit tuaj.

  1. Mësoni në kohë të njëjtë.

Krijimi i një rutine të qëndrueshme dhe planifikimi se kur do të mësoni janë shumë me rëndësi. Kur mësoni në kohën e njejtë secilën ditë dhe secilën javë, procesi i të mësuari rregullohet dhe bëhet pjesë e jetës tuaj. Kjo ju bën mendërsiht dhe emocionalisht më të përgatitur për secilën ligjëratë dhe mësimi do të bëhet më produktiv.

  1. Secilën herë që mësoni duhet ta keni një synim specific

Të mësuarit pa një synim të caktuar nuk është efektiv. Para secilit session të mësimit ju duhet ta keni një pasqyrë mbi atë që synoni ta arrini. Kështu që para se të filloni të mësoni, caktojani vetes një qëllim akademik (p.sh. ta mësoni një metodë në Java në mënyrë që ta zgjidhni detyrën me sukses në provim)

  1. Asnjëherë mos e shtyeni për më vonë sesionin e planifikuar për të mësuar

Është shumë e lehtë dhe e zakonshme që të shtyhet koha e planifikuar për të mësuar për një lëndë, ndoshta pse lënda nuk është aq tërheqëse, apo vetëm pse detyra është e vështirë. Studentët e sukseshëm nuk e shtyejnë për më vonë orarin e caktuar për mësim. Nëse e bëni atë, të mësuarit do të bëhet më pak efektiv dhe nuk do t’i arrijë qëllimet e parapara. Kjo shtyerje për më vonë poashtu qon deri te ngutia, dhe ngutia është shkaku kryesor i gabimeve.

  1. Filloni me lëndën më të vështirë së pari.

Pasi që detyrat më të vështira kërkojnë përpjekjen më të madhe dhe energji mendore, duhet të filloni me atë së pari. Pasi që ta keni përfunduar punën më të vështirë, do të jetë shumë më e lehtë ta kompletoni pjesën e mbetur të punës. Fillimi me lëndën më të vështirë do ta përmirësojë dukshëm efikasitetin e sesioneve të mësimit dhe performancën tuaj akademike.

  1. Gjithmonë rishikojini shënimet tuaja para se të filloni me një detyrë.

Natyrisht, përpara se të rishikoni shënimet tuaja, fillimisht duhet të keni shënime. Gjithmonë sigurohuni që gjatë ligjëratës të merrni shënime që ju hyjnë në punë.  Para se të filloni sesionin e mësimit, dhe para se të filloni me detyrën e caktuar, rishikoni shënimet hollësisht, në mënyrë që të siguroheni se e keni bërë detyrën siç kërkohej. Rishikimi i shënimeve para secilit session të të mësuarit do t’ju ndihmojë të mbani në mend gjërat e rëndësishme që i keni mësuar gjatë ditës, dhe do të siguroheni që jeni duke i mësuar gjërat që ju nevoiten.

  1. Mos e humbisni përqendrimin gjatë mësimit

Sigurohuni që nuk do të shpërqendroheni gjatë mësimit. Mund të jetë TV-ja, apo ndoshta familja, apo vetëm qetësia e tepërt. Disa persona mësojnë më mirë me pakëz zhurmë në prapravijë, e disa në qetësi të plotë. Kur shpërqendroheni gjatë mësimit 1.ju ikën treni i mendimeve, 2. Nuk jeni në gjendje të fokusoheni—të dyja këto bëjnë që mësimi të mos jetë efektiv. Para se të filloni të mësoni, gjejeni një vend ku nuk do të ketë shpërqendrime.

  1. Përdorni punën grupore në mënyrë efektive

A e keni ndëgjuar shprehjen “dy mendje mendojnë më mirë se një”? Epo kjo është e vërtetë, sidomos kur vie puna tek të mësuarit. Puna në grupe ju mundëson 1. Të merrni ndihmë nga të tjerët kur keni vështirësi në të kuptuarit e një koncepti, 2. T’i përfundoni punimet/detyrat më shpejtë, 3. T’i mësoni të tjerët, në këtë mënyrë u ndihmoni të tjerëve ta mësojnë një koncept dhe i ndihmoni vetes duke e përsëritur mësimin. Megjithatë, puna ekipore mund të bëhet shumë jo efektive nëse grupet nuk janë të strukturuara mirë dhe nëse anëtarët e grupit vijnë të papërgatitur. Studentët efektivë e përdorin punën grupore në mënyrë efektive.

  1. Rishikoni shënimet, detyrat dhe materialet e tjera mësimore gjatë fundjavës.

Studentët e sukseshëm e rishijojnë edhe njëherë gjatë fundjavës atë që e kanë mësuar gjatë javës. Në këtë mënyrë ata janë të pregatitur mirë për të vazhduar të mësojnë koncepte të reja dhe t’I përforcojnë njohuritë e ndërtuara gjatë mësimit të mëhershëm dhe njohurisë së javës paraprake.

Kemi shumë besim së duke i ndjekur këto këshilla do të zhvilloni shprehitë e cekura më lart dhe do të shihni një përmirësim të madh në suksesin tuaj akademik.

Artikull i përshtatur nga: Education Corner

Cacttus Education nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për trajnimin e të rinjve kosovar në fushën e IT-së

Sot Drejtori Ekzekutiv i Cacttus Education Kastriot Fazliu dhe Keith Prenton, Drejtori i Programit “After School Program For Teens (ASSET)” i financuar nga USAID, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që synon të zhvillojë shkathtësitë dhe aftësitë e shekullit 21 tek rinia kosovare.

Ky bashkëpunim ka për qëllim të ju sjell dobi të rinjve kosovarë duke i pajisur ata me shkathtësi që ua lehtësojnë inkuadrimin në tregun e punës. Kjo pritet të arrihet duke ua lehtësuar të rinjve kosovarë qasjen në trajnime të ndryshme që kanë për qëllim zhvillimin e aftësive të tyre. Trajnimet do të kenë si synim zhvillimin e shkathtësive teknologjike si dhe shkathtësi të tjera që ndikojnë në zhvillimin e kuadrove të reja.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi paraqet vetëm hapin e parë drejt krijimit të një të ardhme, të orientuar nga teknologjia e informacionit, për të rinjtë kosovarë.

Sheryl Sandberg, Bill Gates dhe Richard Branson e përdorin këtë metodë për të qenë më produktiv

Një metodë klasike.

Disa nga emrat më të mëdhenj në fushën e biznesit quditërisht përdorin një teknikë “old school” për të qenë më të organizuar dhe më produktiv.

Themeluesi i Microsoft Bill Gates, themeluesi i kompanisë Virgin, Richard Branson dhe drejtoriesha operacionale e Facebook kanë diçka të përbashkët, që të tre mbajnë me vete nga një fletore.

Gates dhe Branson përdorin fletoret për të shënuar idetë e tyre. Duke e mbajtur një laps dhe kimik të gatshëm, këta dy biznismenë në këtë mënyrë të mbajnë llogari mbi idetë e tyre dhe krijojnë një listë për të mbajtur në mend të gjitha idetë që u vijnë përgjatë ditës.

Branson ka thënë: “Nuk e di se ku do të isha tani nëse nuk e kisha pasur një laps me vete për t’i shënuar idetë në momentin që  ato më shfaqen.

Sandberg përdorë fletoren për planifikim të ditës, sipas Fortune. Ajo e shkruan listën e gjërave për t’i bërë, e pastaj i grisë faqet pasi t’i ketë bërë të gjitha gjërat në atë listë. Është një motivim shumë i mirë që të ndihmon për të mos e humbur drejtimin-dhe nuk ka asgjë më të kënaqshme se t’u biesh vi një nga një detyrave që i ke shënuar në listë.

Pavarësisht prej mënyrës se si saktësisht këta liderë biznesesh i përdorin fletoret e tyre, duket se i kanë rënë në erë diçkaje.

Folësi në TED Damon Brown ka shkruar në Inc. se shkrimi i ideve na ndihmon t’i filtrojmë mendimet, të mbajmë mend ide dhe t’i artikulojmë mendimet abstrakte që i kemi.

Kontribuesi i Forbes Drew Hansen  thotë se çelësi qëndron në atë se gjithmonë menjëherë  duhet t’i shkruash idetë që të vijnë: “Mendon se do t’i mbashë mend, por nuk është kështu, sepse ide të reja dhe mendime vazhdimisht e vërshojnë trurin tonë, prandaj edhe kur e liron mendjen shkëndija e ideve është tjetër.

Kjo metodë, t’i shkruash idetë dhe detyrat në një listë, mund të jetë metodë e vjetër, por është mjaft efektive.

Artikull i përshtatur nga: Fortune