fbpx

Konkursi për regjistrim të studentëve për vitin akademik 2020-2021

Shkolla e Lartë Profesionale Cacttus Education hapë konkurs për regjistrimin e gjeneratës së re të studentëve për vitin akademik 2020-2021.

Misioni ynë është të edukojmë profesionistë të kualifikuar që kërkohen nga tregu i punës, në kohën më të shkurtë të mundshme.

Edukimi profesional në Cacttus Education:

  • ofron programe të zhvilluara sipas kërkesave të tregut të punës,
  • ka shumë më shumë punë praktike gjatë mësimit,
  • mbahet në klasa dhe laboratore me të gjitha pajisjet e nevojshme, dhe
  • udhëhiqet nga mësimdhënës që janë profesionistë të lëmisë dhe aktualisht punojnë në këtë lëmi.

Konkursi është i hapur për këto drejtime:

Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobileProgrami për këtë drejtim ofron njohjen me gjuhët programuese, platformat, metodologjitë dhe teknikat më të fundit në fushën e zhvillimit të softuerit. Drejtimi përfshinë bazat teorike dhe praktike nga: programimi i orientuar në objekte, algoritmet dhe struktura e të dhënave, SQL, JavaScript, CSS, HTML5, jQuery, Ajax, korniza programuese MVC, serviset API, resurset e pajisjes (GPS, sensorët, NFC), dizajnimi lojërave, siguria për ueb dhe platformat mobile, teoritë kryesore për ndërmarrësinë dhe inovacionin etj.

Administrim i rrjetave dhe sistemeve. Programi për këtë drejtim ju njofton me teknologjitë dhe praktikat më të reja të instalimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të infrastrukturës së rrjetave dhe serverave, duke përfshirë: rrjetat LAN dhe WAN, rrjetat WIFI, serverat (Microsoft dhe Linux), databazat, virtualizimin, “cloud computing”, rrjetat mobile, sigurinë në nivel të rrjetës, dhe jep bazat e menaxhimit të projekteve të TI-së, komunikimit dhe shitjes.

Programet përgatisin për vende të punës si: zhvillues/e i/e aplikacioneve mobile, zhvillues/e i/e ueb aplikacioneve, zhvillues/e i/e databazave, programer/e kompjuterik/e, administrues/e i/e rrjetave, inxhinier/e i/e rrjetave, administrues/e i/e sistemeve, analist/e i/e sistemeve kompjuterike, inxhinier/e i/e sigurisë, integrues/e i/e sistemeve etj.

Shkalla e punësimit të studentëve të Cacttus Education është 83%.

Studentët që studiojnë në Cacttus Education, përpos diplomës, mund të marrin edhe certifikime industriale që njihen ndërkombëtarisht, si ato nga Cisco apo Microsoft.

Si parakusht për të aplikuar studentët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme dhe të posedojnë njohuri të gjuhës angleze.  Pas mbushjes së formës së aplikimit mbahet provimi pranues.

Regjistrimi i studentëve për vitin akademik 2020/2021 është i hapur!

Rezervo vendin tënd!

Apliko tani!

Comments are closed.