fbpx

Intervistë me profesorin Luan Gashi

Edukimi profesional i ofruar në Cacttus Education udhëhiqet nga mësimdhënës që janë profesionistë të lëmisë dhe punojnë aktivisht në këtë lëmi. Ndër profesorët që ligjërojnë në Cacttus Education është edhe Luan Gashi, i cili ligjëron lëndët e rrjetave kompjuterike.

Luan Gashi ka kryer studimet pasdiplomike në Universitetin për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë, drejtimi i Shkencave Kompjuterike. Ai më tutje ka vazhduar studimet edhe në Universitetin e Indianës në SHBA si dhe në akademitë Cisco dhe Microsoft.

Luani karrierën profesionale e ka filluar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës në vitin 1999, ku ka udhëhequr Departamentin e Simulimeve Kompjuterike në kuadër të Komandës së trajnimeve dhe Doktrinës në Prishtinë. Ai aktualisht ofron shërbime profesionale dhe konsultative për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit ne KEDS&KESCO si dhe në disa kompani tjera vendore.

Përmes intervistës mësojmë më shumë se çka e motivon atë të punojë si ligjërues dhe çfarë qasje përdorë ndaj studentëve per t’i nxitur ata të mësojnë dhe të punojnë për krijimin e karrierës në këtë fushë:

Çka ju pëlqen sot më së shumti në fushën e teknologjisë?

Teknologjia e telekomunikimit padyshim për mua mbetet një nga gjërat që vlerësoj dhe pëlqej më së shumti. Të gjithë po e shohim që p.sh. interneti ka bërë që njerëzit të ndihen më afërt me njëri tjetrin. Kjo jo vetëm në aspektin emocional, por edhe në atë profesional sepse po ofron mundësi të barabarta për marrjen e njohurive për përdoruesit e tij.     

Cilat lëndë i ligjëroni në Cacttus Education?

Në Cacttus Education ligjëroj lëndët e rrjetave kompjuterike të organizuara në katër pjesë (semestra), ku përfshihet kurrikula e akademisë së CISCO-s. Studentët i përcjellin këto lëndë gjatë gjithë studimeve pasi që janë lëndë bazë në administrimin e rrjetave dhe sistemeve.

Çka ju motivon më shumë për të qenë mësimdhënës?

Mësimdhënien e shoh si art përmes të cilit njeriu shpreh sfidat për njohuritë e fituara nga përvoja e tij dhe i ndanë këto njohuri me ata te cilët kanë nevojë.  Kjo më bën të ndihem sikur po iu ndihmoj njerëzve që të kenë më të lehtë jetën e tyre.

Cilat teknika i përdorni për të nxitur mësimin tek studentët dhe si i vlerësoni  njohuritë e tyre?

Përvoja ime e gjatë në industri më bën që të kem mjaft shembuj për zgjidhjen e problemeve në situata të ndryshme, të cilat i përdori për të treguar rëndësinë e temës aktuale të ligjëratës. Shembujt të cilat i përdori gjatë ligjërimit, shpesh i gjejë të zbatuara nga studentët në detyrat e tyre laboratorike që i bëjmë sëbashku, dhe këtë gjë e vlerësoj shumë.Vleresimin e studentëve e bëj në bazë të shkathtësive të tyre për të zgjidhur problemet e shfaqura.

Çka ofron Cacttus Education për të rinjtë që dëshirojnë të studiojnë në fushën e teknologjisë?

Duke u nisur nga përvoja ime si dhe nga kërkesat e tregut brenda dhe jashtë vendit, Cacttus Education është institucioni shkollor i cili ofron programin më të mirë duke përgatitur studentët që ata të zënë një vend meritor të punës. Këtu studentët marrin njohuri nga të gjitha fushat që i duhen një profesioni të përzgjedhur. Pra studentët e Cacttus Education dalin kompetent në profesionin që zgjedhin, sepse kurrikula dhe programi bazohet në akademitë më të njohura në fushën e  teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Cacttus Education  janë unike për vendin dhe rajonin sepse më shumë kanë të bëjnë me mentorim se sa me ligjërata e ushtrime. Thjeshtë është punë e përbashkët e mësimdhënësit dhe studentit.

Çfarë mesazhi keni për të rinjtë te cilët dëshirojnë të inkuadrohen në fushën e teknologjisë?

Ta mësojnë profesionin e tyre dhe të ndjekin zhvillimet më të reja të teknologjisë. Ne të gjithë jemi dëshmitarë se shumë të rinjë të diplomuar janë të papunë dhe kjo shpesheherë lidhet edhe me mosnjohjen e profesionit të tyre në nivelin që kërkohet. Prandaj ta shfrytëzojnë mundësinë që ju jipet nga Cacttus Education për njohjen e profesionit në aspektin praktik.

Comments are closed.