fbpx

Grupi i parë i studentëve nga Cacttus Education vizituan Telekomin e Kosovës

Studentë të Cacttus Education nga drejtimi Administrim i Rjetave dhe Sistemeve, të shoqëruar nga profesori Driton Azemi, vizituan sot Telekomin e Kosovës. Vizita u organizua në kuadër të lëndës “Hyrje në Infrastrukturën Mobile” që ligjërohet nga profesori D. Azemi.  Gjatë vizitës ata u mirëpritën nga stafi i kompanisë dhe u njoftuan për së afërmi me punën e tyre.

Studentët patën rastin të shohin se si profesionistët e fushës së administrimit të rrjetave dhe sistemeve sigurohen që klientët të kenë qasje të vazhdueshme në internet dhe në shërbimet e telefonisë. Ata panë drejtëpërsëdrejti se si bëhet monitorimi dhe intervenimi nga ekipet përgjegjëse, dhe u njoftuan më shumë për mënyrën se si funksionon struktura e TK-së për rrjete kompjuterike. Studentët poashtu mësuan disa prej sfidave profesionale që i presin në të ardhmen, në karrierën e tyre si administrues të rrjetave apo sistemeve.

Përmes vizitave të ndryshme në kompani të sukseshme në vend, Cacttus Education synon që të përgatisë studentët edhe për të ardhmen e karrierës së tyre në drejtimin të cilin e studiojnë. Vizitat në kompani të ndryshme u shërbejnë studentëve për familiarizimin me profesionin e tyre në të ardhmen, dhe me mënyrën se si ky profesion ushtrohet në kompani të ndryshme.

Comments are closed.