fbpx

Studentë nga drejtimi Administrim i Rrjetave dhe Sistemeve vizituan Telekomin e Kosovës

Grupi i dytë i studentëve nga drejtimi Administrim i Rjetave dhe Sistemeve, vizituan dje Telekomin e Kosovës. Vizita u organizua nga profesori Driton Azemi në kuadër të lëndës “Hyrje në Infrastrukturën Mobile”. Në kuadër të kësaj lënde studentët mësojnë për teknologjitë e ndryshme celulare dhe infrastrukturën e rrjetave mobile. Poashtu përmes kësaj lënde studentët njoftohen edhe me menaxhimin e pajisjeve mobile, sigurinë e rrjetave mobile, identifikimin e problemeve dhe teknikat e largimit të tyre etj.

Gjatë vizitës në Telekomin e Kosovës studentët patën rastin të shohin në praktikë, se si secili nga aspektet e ndryshme të infrastrukturës mobile aplikohet në këtë kompani. Gjatë vizitës ata mësuan edhe për profesionet e Administruesve të Rrjetave dhe Sistemeve, si dhe punën që ata bëjnë si pjesë e njërës prej kompanive më të mëdha në vend për ofrimin e shërbimeve të telefonisë.

Përmes vizitave të tilla, studentët tanë në Cacttus Education shohin përsëafërmi se si profesionet e fushës së teknologjisë ushtrohen brenda kompanive më të mëdha vendore. Ne në vazhdimësi do të organizojmë vizita të ngjajshme, që ju mundësojnë studentëve të njoftohen më shumë me profesionet që ata do t’i ushtrojnë në të ardhmen.

 

Comments are closed.