fbpx

Gjenerata e re e fëmijëve është gjeneratë e programerëve dhe mendimtarëve kompjuterikë

Programimi është vegël elementare që ju ndihmon të zgjidhni probleme duke ndjekur një kornizë të caktuar. Ndërsa kodimi është mënyra më e mirë për të mësuar zgjidhjen e problemeve në mënyrë më efektive, që është një shkathtësi e vlefshme që mund të aplikohet kudo. Prandaj sa më herët që të njoftoheni me këtë mënyrë të të menduarit, aq më e lehtë është të mësohet.

Shumë programerë të sukseshëm e fillojnë kodimin qysh në moshë të hershme.

Pse Kodimin? Informatika në Jetën e Përditshme

Janë katër baza kryesore që shërbejnë si themeli i të menduarit kompjuterik (informatikës), që ne i përdorim në jetën e përditshme pa e vërejtur.

  • Dekompozimi (Decomposition) – ndarja e një problemi kompleks në probleme më të vogla që mund t’i zgjidhim më lehtë.
  • Njohja e e skemave/modeleve (Pattern recognition)- kërkimi i ngjajshmërive mes problemeve
  • Abstragim (Abstraction)- fokusimi në informatat e rëndësishme dhe injorimi i detajeve të parëndësishme
  • Algoritmet (Algorithms)- zhvillimi i një zgjidhje që përbëhet nga disa hapa, ose një grumbull rregullash që shërbejnë për të zgjidhur një problem.

Edhe pse terminologjia e përdorur më lart është specifike për programimin, kuptimi i tyre ju referohet proceseve me të cilat ne ballafaqohemi përditë.

E Ardhmja

Të menduarit kompjuterik është rruga drejt një gjuhe të përbashkët- mes njerëzve dhe makinave. Të menduarit kompjuterik është një shkathtësi shumë e rëndësishme dhe një vegël e fuqishme që ju ndihmon të zgjidhni probleme dhe merrni vendime. Kurse kodimi është njëra prej rrugëve më të shpejta për ta përvetësuar këtë shkathtësi.

Fuqizimi i shkathtësive të kodimit ju ndihmon studentëve të bëhen zgjidhës më të mirë problemesh, mendimtarë dhe zhvillues. Kurse rrugëtimi drejt programimit fillon me ekspozimin ndaj programeve, veglave për mësimin e kodimit dhe çfarë është më e rëndësishmja prirjen ndaj kuriozitetit.

Artikull i pershtatur nga atlassian.com

Comments are closed.