fbpx

Frequently Asked Questions

Studies at Cacttus Education

Cilat janë kriteret për aplikim?

Për të pasur të drejtë aplikimi në Cacttus Education ju duhet ta keni të përfunduar shkollën e mesme. Pasi që Cacttus Education si shkollë profesionale e promovon mësimin gjatë gjithë jetës, nuk ka limit moshe për t’u regjistruar në Cacttus Education.

Si parakusht për tu regjistruara janë njohja e gjuhës angleze si dhe njohuritë nga matematika. Këto njohuri vlerësohen përmes testit pranues.

Si duhet të aplikoj për të studiuar në Cacttus Education?

Për të aplikuar në Cacttus Education fillimisht duhet ta plotësoni formularin për aplikim online: https://cacttus.education/aplikimi/

Pas aplikimit online ne ju kontaktojmë dhe e caktojmë datën për testin pranues.

Çka përfitoj unë nga studimet në Cacttus Education?

Ju përfitoni njohuri dhe shkathtësi profesionale, të domosdoshme për profesionet e fushës së teknologjisë. Varësisht prej drejtimit të studimeve që keni përzgjedhur, ju përgatiteni si nga ana akademike ashtu edhe ajo profesionale për të punuar në profesione të fushës së zhvillimit të uebit dhe aplikacioneve mobile, apo profesione të fushës së administrimit të rrjetave dhe sistemeve.

Përpos njohurive përkatëse për një profesion, Cacttus Education ka një sistem të veçantë arsimimi që ju inkurajon ta zhvilloni kreativitetin, të jeni inovativë dhe të mësoni shkathtësi të tjera të rëndësishme si: ndërmarrësi, shitje, shkathtësi të prezantimit etj.

Gjatë studimeve ju poashtu mund të pajiseni edhe me certifikime industriale që njihen ndërkombëtarisht, si ato nga CISCO apo Microsoft.

Si mund t’i aplikoj unë studimet në Cacttus Education?

Cacttus Education ofron shkollim të orientuar drejt karrierës. Studentët tanë nuk marrin vetëm njohuri teorike, por angazhohen në punë e projekte praktike, si simulime në klasë apo punë praktike në kompani të ndryshme.

Njohuritë e fituara në Cacttus Education ju mund t’i aplikoni në mënyra të ndryshme:

-Duke u punësuar në kompani të ndryshme në fushën e teknologjisë.
-Duke krijuar biznesin tuaj. Inkubim si “StartUp company” nga Cacttus Education.
-Duke punuar si ‘freelancer”. Ofrim të shërbimeve “outsource” për punëdhënësit ndërkombëtar, kryesisht tregun Evropian dhe Amerikan.

Unë studioj në një kolegj/universitet tjetër, a mund të transferohem në Cacttus Education?

Studentët të cilët ndjekin ligjëratat në një institucion tjetër mund të bëjnë kërkesë për transferim të studimeve në Cacttus Education. Lëndët transferohen nëse mbi 70% e lëndës së ndjekur paraprakisht përshtatet me programin e lëndës paralele në Cacttus Education.

Për të mësuar se si mund të bëni transfer në Cacttus Education, na kontaktoni në: info@cacttus.education ose 038 600 237.

Dëshiroj t’i shoh ambientet e Cacttus Education, kur mund t’ju vizitoj?

Cacttus Education është hapur nga e Hëna në të Premtë, ora 08:30 deri në orën 17:00. Gjatë kësaj kohe ju keni mundësinë të na vizitoni dhe të bisedoni me përfaqësuesit e qendrës së karrierës në Cacttus Education. Personi adekuat ju informon më shumë rreth programeve, ofertave, procesit të regjistrimit, karrierës pas studimeve etj. Gjatë kësaj kohe ju poashtu keni mundësinë t’i shihni objektin e laboratoret tona moderne, si dhe të njoftoheni me stafin e Cacttus Education.

A mund t’i vazhdoj studimet  mëtutje pas diplomimit nga Cacttus Education?

Cacttus Education si shkollë e lartë profesionale ka për qëllim të ju përgatisë për tu kyqur sa më shpejtë në tregun e punës, duke ju hapur rrugë drejt zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe akademik.

Pas përfundimit të studimeve në Cacttus Education ju keni mundësinë të vazhdoni studimet më tutje dhe të ngriteni akademikisht. Pasi që Cacttus Education është institucion i akredituar nga  Agjencioni Kombëtar i Kualifikimeve dhe licencuar nga MASHT, kreditë e fituara gjatë studimeve njihen nga institucione të tjera të akredituara nga  Agjencioni Kombëtar i Kualifikimeve dhe janë të transferueshme. Cacttus Education ka edhe marrëveshje baskëpunimi me kolegjin Riinvest, për vazhdimin e studimeve

Cilat njohuri do të testohen në testin pranues?

Testi pranues përbëhet nga dy pjesë, pjesa e matematikës dhe pjesa e gjuhës angleze.

Pjesa e matematikës përmbanë pyetje që testojnë njohuritë logjike në fushën e matematikës.
Pjesa e gjuhës angleze përmbanë pyetje të nivelit të mesëm (intermediate).

Professional Training

A ofroni trajnime përgatitore për certifikime profesionale?

Po, Cacttus Education ofron trajnime përgatitore për certifikime profesionale. Në Cacttus Education ju mund të përgatiteni për certifikime të ndryshme profesionale, si ato të: Cisco Networking Academy, ECDL, Microsoft, Android, CompTIA, Linux etj.

Çka përfitoj unë nga trajnimet në Cacttus Education?

Nga trajnimet në Cacttus Education ju përfitoni mundësi për ngritje të vazhdueshme profesionale, dhe shkathtësi të reja që ju mundësojnë avancim në karrierë. Ju përfitoni dijen profesionale për fushën e rrjetave, menaxhimin e projekteve, gjuhëve programuese, zhvillimin e ueb aplikacioneve dhe aplikacioneve për telefona të mençur. Apo njohuri tjera, varësisht prej kategorisë për të cilën jeni përcaktuar.

Si të regjistrohem për një trajnimin?

Për të regjistruar një trajnim ju duhet të plotësoni formën e aplikimit online (link here), duke përzgjedhur trajnimin që dëshironi ta ndiqni. Pas aplikimit online ju kontaktojmë nga departamenti i trajnimeve dhe ju informojmë për orarin, dhe detaje të tjera shtesë rreth trajnimit.

CacttuKids

Si mund të bëhem pjesë e kurseve të CacttuKids?

Për t’u bërë pjesë e kurseve në CacttuKids ju duhet të plotësoni formularin online për aplikim. Pas aplikimit online ne ju kontaktojmë për ta bërë regjistrimin në kursin që dëshironi.

Si mundem t’i shoh kurset për këtë muaj?

Kurset për këtë muaj mund t’I shihni tek faqja: CacttuKids

Në çfarë orari mbahen kurset e CacttuKids?

Kurset në CacttuKids mbahen në dy orare të ndryshme: Dy herë në javë nga një orë e gjysmë, apo një herë në javë nga 3 orë. Orari caktohet veçmas për secilin prej kurseve të reja.

Ku gjindeni me lokacion?

Ne gjindemi në objektin e Cacttus Education, në lagjen Arbëria, Dragodan, afër komunës së re. Ju mund të na vizitoni çdo ditë, nga ora 08:30 deri në ora 17:00, dhe të informoheni edhe personalisht lidhur me kurset që mbahen në CacttuKids.