fbpx

Studenti Shpëtim Sadriu ka filluar punën si IT Helpdesk

Shpëtim Sadriu është student i vitit të dytë në drejtimin Administrim i Rrjetave dhe Sistemeve. Shpëtimi është një i ri shumë i përkushtuar dhe me vizion të qartë se çka pret nga përgatitja e tij profesionale.

Shpëtimi tregon:

Kam qenë qysh moti i fokusuar në teknologji. Fusha e administrimit të rrjetave ka qenë gjithmonë diçka që e kam dashtë. Kur ti e ushtron profesionin që e don, edhe puna që e bën më shumë është argëtim sesa punë.

Rreth studimeve në Cacttus Education ai thotë:

Planprogrami që Cacttus Education e ofron për studentët e drejtimit të rrjetave më është dukur shumë interesant dhe i përshtatshëm. Poashtu më ka pëlqyer qasja e profesorëve ndaj nesh. Profesorët e kanë vlerësuar faktin që jemi të ri në këtë lëmi edhe kanë ligjëruar me detaje për gjithçka çfarë duhet në profesion.

Rreth angazhimit në punë Shpëtimi thotë:

Aktualisht punoj si IT Helpdesk. Puna ime lidhet me studimet, dhe vazhdimisht kam mundësinë t’i aplikoj njohuritë e fituara. Studimet në Cacttus Education më kanë ndihmuar ta zgjeroj edhe më shumë horizontin e dijes, duke u bazuar në nevojat e tregut të punës.

Shpëtimi ka ambicje për t’u zhvilluar akoma më shumë në të ardhmen. Ai tashmë është i kyqur në tregun e punës, por këshilla e tij për të tjerët që janë në këtë rrugëtim është që gjithmonë të synojnë për më shumë, e që vazhdimisht të përfitojnë nga përvojat e reja.

Comments are closed.