fbpx

CACTTUS Education shpall konkurs për regjistrim të hershëm të studentëve për vitin akademik 2022-2023

Shkolla e Lartë Profesionale CACTTUS Education hapë konkurs për regjistrimin e gjeneratës së re të studentëve për vitin akademik 2022-2023.

Misioni ynë është të edukojmë profesionistë të kualifikuar që kërkohen nga tregu i punës, në kohën më të shkurtë të mundshme.

Edukimi profesional në CACTTUS Education:

  • ofron programe të zhvilluara sipas kërkesave të tregut të punës,
  • ka shumë më shumë punë praktike gjatë mësimit,
  • mbahet në klasa dhe laboratore me të gjitha pajisjet e nevojshme, dhe
  • udhëhiqet nga mësimdhënës që janë profesionistë të lëmisë dhe aktualisht punojnë në këtë lëmi.

Për regjistrimet e hershme studentët përfitojnë:

Të gjithë ata që regjistrohen dhe e rezervojnë vendin deri më 30 qershor 2022 përfitojnë deri në 30% zbritje. Konkursi është i hapur për këto drejtime:

Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobileProgrami për këtë drejtim ofron njohjen me gjuhët programuese, platformat, metodologjitë dhe teknikat më të fundit në fushën e zhvillimit të softuerit. Drejtimi përfshinë bazat teorike dhe praktike nga: programimi i orientuar në objekte, algoritmet dhe struktura e të dhënave, SQL, JavaScript, CSS, HTML5, jQuery, Ajax, korniza programuese MVC, serviset API, resurset e pajisjes (GPS, sensorët, NFC), dizajnimi lojërave, siguria për ueb dhe platformat mobile, teoritë kryesore për ndërmarrësinë dhe inovacionin etj.

Administrim i rrjetave dhe sistemeve. Programi për këtë drejtim ju njofton me teknologjitë dhe praktikat më të reja të instalimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të infrastrukturës së rrjetave dhe serverave, duke përfshirë: rrjetat LAN dhe WAN, rrjetat WIFI, serverat (Microsoft dhe Linux), databazat, virtualizimin, “cloud computing”, rrjetat mobile, sigurinë në nivel të rrjetës, dhe jep bazat e menaxhimit të projekteve të TI-së, komunikimit dhe shitjes.

Programet përgatisin për vende të punës si: zhvillues/e i/e aplikacioneve mobile, zhvillues/e i/e ueb aplikacioneve, zhvillues/e i/e databazave, programer/e kompjuterik/e, administrues/e i/e rrjetave, inxhinier/e i/e rrjetave, administrues/e i/e sistemeve, analist/e i/e sistemeve kompjuterike, inxhinier/e i/e sigurisë, integrues/e i/e sistemeve etj.

Rezervo vendin tënd!

Apliko tani!

  •  
Comments are closed.