fbpx

Cacttus Education mori pjesë në panairin e punës ‘Girls in ICT’

Pjesë e panairit të punës Girls in ICT ishte edhe Cacttus Education. Gjatë këtij panairi që u mbajt në kuadër të konferencës Girls in ICT patëm rastin të takojmë dhe bisedojmë me shumë vajza entuziaste që kanë zgjedhur të zhvillojnë karrierë në fushën e teknologjisë.

Përfshirja e vajzave në fushën e teknologjisë ka rëndësi të madhe për avancimin e kësaj fushe, prandaj fuqizimi i vajzave në fushën e TIK-ut ka rëndësi të veçantë për Cacttus Education.

Cacttus Education synon që vazhdimisht të ofrojë programe të reja që u mundësojnë të rinjëve të përfitojnë shkathtësi dhe kompetenca të reja në fushën e teknologjisë. Kurse numri i vajzave që shprehin interesim për ndjekjen e studimeve apo trajnimeve në këtë fushë është çdo herë në ngritje. Përmes pjesëmarrjes në evente si panairi i punës Girls in ICT synohet që të njoftohen vajzat e interesuar për teknologji me mundësitë për zhvillimin e një karriere të sukseshme në këtë fushë.

Vullneti dhe dëshira e vajzave për të punuar në fushën e teknologjisë nuk mungon. Cacttus Education sigurohet që përmes përgatitjes adekuate ato të jenë konkurrente të denja për tregun e punës, si atë vendor, poashtu edhe atë ndërkombëtar.

Comments are closed.