fbpx

Cacttus Education hap konkursin për regjistrime në vitin akademik 2021-2022

Nëse të pëlqen Programimi apo Administrimi&Rrjetat, dhe nëse dëshiron të punësohesh sa më shpejtë, atëherë Cacttus Education është vendi i duhur që të mundëson të fillosh t’i realizosh këto dëshira.

       Vendos, dhe regjistrohu në njërin prej dy drejtimeve:

  1. Zhvillimi i Uebit dhe Aplikacioneve mobile.

Programi për këtë drejtim ofron njohjen me gjuhët programuese, platformat, metodologjitë dhe teknikat më të fundit në fushën e zhvillimit të softuerit. Drejtimi përfshinë bazat teorike dhe praktike nga: programimi i orientuar në objekte, algoritmet dhe struktura e të dhënave, SQL, JavaScript, CSS, HTML5, jQuery, Ajax, korniza programuese MVC, serviset API, resurset e pajisjes (GPS, sensorët, NFC), dizajnimi lojërave, siguria për ueb dhe platformat mobile, si dhe teoritë kryesore për ndërmarrësinë dhe inovacionin në fushën e TI-së.

  • Administrimi i rrjetave dhe sistemeve.

Programi për këtë drejtim ofron njohjen me teknologjitë dhe praktikat më të reja të instalimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të infrastrukturës së rrjetave dhe serverave, duke përfshirë: rrjetat LAN dhe WAN, rrjetat WIFI, serverat (Microsoft dhe Linux), databazat, virtualizimin, “cloud computing”, rrjetat mobile, sigurinë në nivel të rrjetës, dhe jep bazat e komunikimit, shitjes dhe menaxhimit të projekteve të TI-së.

Programet tona ju përgatisin për vendet e punës si:

1. Zhvillues (ose Zhvilluese) i/e aplikacioneve mobile, zhvillues i ueb aplikacioneve, zhvillues i databazave,  inxhinier i softuerit, ose

2. Administrues i rrjetave, administrues i sistemeve, analist i sistemeve kompjuterike, inxhinier i rrjetave, inxhinier i sigurisë së rrjetave dhe integrues i sistemeve kopmjuterike.

Në këto 5 vite prej se ka filluar me këto programe, shkalla e punësimit të studentëve të Cacttus Education është 83%.

Kushtet për tu regjistruar janë:

  • Testi pranues mbi njohuritë e gjuhës angleze dhe matematikë
  • Nota mesatare e suksesit të shkollës së mesme

Konkursi për regjistrim mbetet i hapur deri më: 30 Prill, 2021

Apliko tani!

Apliko dhe për bursë studimi!

Comments are closed.