fbpx

Cacttus Education dhe IPKO Hej! ofrojnë deri 30% zbritje për studime

Cacttus Education në bashkëpunim me komunitetin për të rinjë IPKO Hej ofron bursa deri në 30%. Kjo ndihmë financiare u dedikohet studentëve të dalluar që kanë passion dhe ambicie në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimeve.

Për të qenë përfitues të zbritjes studentët duhet t’i plotësojnë këto kritere:

  • Provimi pranues pranë Cacttus Education > 90%                                5%
  • *Të gjejnë punësim, ose praktikë në fushën e TIK-ut                          5%
  • Për komunitetin IPKO Hej                                                                         20%

Cacttus Education përmes kësaj iniciative ka për qëllim t’i përgatisë studentët e dalluar në fushën e TIK-ut duke u dhënë ndihmë financiare, si dhe të adresojë kërkesat e tregut të punës duke dhënë kuadro të gatshëm  me shkathtësi të duhura për zbatim të menjëhershëm pas shkollimit.

Shkolla profesionale Cacttus Education, pikësynim kryesor ka përgatitjen dhe inkuadrimin e studentëve në tregun e punës, dhe synon ta arrijë këtë duke vënë në shfrytëzim kapacitetet që ka për të nxjerrë gjenerata sa më kualitative.

Numri i bursave është i kufizuar dhe vlen për aplikuesit deri 15.11.2017.

Comments are closed.