fbpx

Si t’i kyqni fëmijët në kodim [këshilla për prindër]

A t’i angazhoj fëmijët në diçka argëtuese apo edukative? Kjo është një dilemë që i shoqëron shumicën prej prindërve. Por kur vie puna tek angazhimi i fëmijëve në aktivitete jashtë shkollore, nuk është nevoja patjetër të zgjedhim mes edukimit dhe argëtimit.

Kodimi është një prej aktiviteteve që i përfshinë të dyja, edhe argëtimin edhe edukimin. Për më tepër kodimi i pajisë fëmijët me shkathtësi të domosdoshme për shekullin 21.

Ka mënyra të ndryshme se si mund ta angazhoni fëmiun tuaj në kodim. Ju mund ta bëni këtë përmes lojërave, lodrave dhe librave që ju ndihmojnë fëmijëve të zhvillojnë shkathtësitë kompjuterike (edhe të argëtohen gjatë procesit).

Kodimi i lojërave.
Me tutoriale të ndryshme fëmijët mund ta fillojnë kodimin qysh në moshën 4 vjeçare.

Code.org  është një prej veglave më të mira online për të filluar kodimin në moshë të hershme. (i përshtatshëm për moshat 4+).

Scratch Jr është një lojë për iPad për fëmijë të vegjël e cila bazohet në gjuhën programuese Scratch (e përshtatshme për moshat 5-7 vjeç).

The Foos është një aplikacion tjetër nga MIT i cili bazohet në Scratch, dhe ju lejon fëmijëve të punojnë me karaktere të ndryshme. (i përshtatshëm për moshat 5+).

Kodimi i lodrave
Goldieblox është një prej lodrave që është krijuar enkas për vajza, për të sfiduar stereotipet për vajzat dhe teknologjinë qysh në moshë të hershme. Ky set kultivon mendimin kreativ e shkathtësitë për zgjidhjen e problemeve. Me këtë lojë krijohen paisje të ndryshme duke aplikuar parimet bazë të inxhinierisë (e përshtatshme për fëmijët e moshës 4+).

Lego Mindstorms paraqet një kthesë modern tek një lodër klasike. Me Mindstorm fëmijët mund të ndërtojnë e programojnë robotë, të cilët i komandojnë përmes telefonit. (i përshtatshëm për fëmijët e moshës 10+).

Let’s Start Coding është më shumë se një lodër. Është një pako që përfshinë disa komponente si qarqet elektrike dhe dritat përmes të cilave fëmijët mund të krijojnë projekte të ndryshme (i përshtatshëm për moshat: 8+).

Libra për kodim
Me Super Scratch Programming Adventure! Fëmijët mësojnë bazat e programimit duke i krijuar lojërat e tyre (i përshtatshëm për fëmijët e moshës 8+).

Python for Kids: A Playful Introduction to Programming është version i përshtatshëm për fëmijë për ta mësuar gjuhën programuese Python (i përshtatshëm për moshat 10+).

Burime Online
Scratch është një gjuhë programuese e kriijuar nga MIT për nxënësit e rinjë. Me uebfaqen e Scratch fëmijët mund të krijojnë tregime, lojëra e animacione (i përshtatshëm për moshat 5-7 Scratch Junior, 8+ Scratch).

Codecademy është një prej vendeve ku adoleshentët fillestarë mund të mësojnë online shkathtësi për zhvillim të ueb-it (i përshtatshëm për moshat 13+).

Kodimi mbi të gjitha do të thotë të mësosh duke praktikuar. Për ju që dëshironi ta praktikoni kodimin në një mjedis të përshtatshëm nën mbikqyrjen e një instruktori të kualifikuar atëherë mund të bëheni pjesë kurseve që ofrohen nga CacttuKids. Me CacttuKids fëmijët e moshave 7-14 vjeç mund të regjistrohen për të mësuar kodimin. Programet e ndryshme që ofrohen nga CacttuKids janë të përshtatshme për fëmijët që janë të interesuar dhe kurioz për kodim, e njëkohësisht edhe për ata të cilët nuk kanë pasur eksperiencë të mëhershme në programim.

“Bëhu e ardhmja. Mëso kodimin”