fbpx

Gjuha programuese Scratch është mënyrë argëtuese për të krijuar lojëra, tregime e animacione

Scratch është program që mësohet në gjithë botën, i themeluar nga MIT Media Lab. Ky laborator kërkimor është pjesë e Institutit të Teknologjisë të Massachusetts, i përkushtuar për projektet që kanë të bëjnë me teknologji, multimedia, shkenca dhe dizajn.

Me anë të Scratch, fëmijët mund të programojnë storjet e tyre interaktive, lojërat dhe animacionet, të cilat mund t’i ndajnë me  komunitetin online dhe shoqërinë e tyre. Scratch poashtu u ndihmon të rinjëve të mësojnë se si të mendojnë në mënyrë kreative, kritike dhe të punojnë në ekip.

Scratch është projektuar për të qenë argëtues, edukativ dhe i lehtë për t’u mësuar. Në Scratch përdoren mjete për krijimin e storjeve interaktive, lojërave, artit, simulimeve dhe më shumë, duke përdorur programimin me anë të blloqeve. Po ashtu, Scratch ka edhe editorin e vet të ngjyrave dhe audios. Trajnimet me anë të gjuhës programuese Scratch përdoren kryesisht për një sërë qëllimesh arsimore dhe argëtuese duke u nisur nga projektet e matematikës dhe shkencës, deri tek storjet e animuara të shkencave shoqërore dhe artit interaktiv.

Përdoruesit programojnë në Scratch duke zvarritur blloqet nga paleta dhe duke i bashkangjitur ato në blloqe të tjera, e cila i ngjanë një loje ”puzzle”. Këto struktura të blloqeve të bashkuara quhen skripta. Kjo metodë e programimit (kodimi përmes blloqeve) quhet ndryshe “programim drag-and-drop”.

Në kuadër të kurseve që ofrohen në CacttuKids është edhe kursi Scratch (Shkarkoni planprogramin e kursit). Me anë të këtij kursi, fëmijët në CacttuKids nuk do të mësojnë vetëm si ta përdorin gjuhën programuese Scratch por edhe si të zgjidhin probleme në mënyra interesante dhe të krijojnë gjëra të bukura me ndihmën e një kompjuteri.

Në CacttuKids, fëmijët dhe adoleshentët kanë mundësi të programojnë me Scratch me ndihmën e instruktorëve profesional të kësaj fushe. E shtuna në CacttuKids, i takon eksperiencave të reja, eksplorimit të botës së teknologjisë dhe krijimit të projekteve që vijnë nga imagjinata e secilit fëmijë.

Ju presim!