fbpx

Summer School

Programi veror nga CacttuKids do të fillojë me kurset e reja gjatë muajve të verës, dedikuar për fëmijët 8 deri në 14 vjet. Këto kurse do të jenë Kodim i Ueb Faqeve dhe Dizajn Grafik.


Përmes ligjëratave zbavitëse, mjedisit interaktiv dhe lojërave të ndryshme ata do të kuptojnë konceptet themelore në fushën e programimit si dhe arteve vizuale.


Gjatë kursit Kodim i Ueb Faqeve fëmijët do të fitojnë njohuri për krijimin e një themeli në programim kompjuterik, dizajnim dhe zhvillim te ueb-it, dhe ua mëson studentëve njohuritë bazike rreth krijimit të uebfaqeve moderne.


Ndërsa Gjatë kursit Dizajn Grafik do të mësohen krijimi i ilustrimeve, karakteret e animuara që janë shumë të dashura për fëmijët, broshurat, posterat si dhe dizajnimi i paketimit.