
Kodimi i Uebfaqeve
Kursi ka për qëllim të ju japë një përparësi pjesëmarrësve, për t’i përgatitur për ndryshimet e shpejta që po ndodhin në këtë fushë. Njëkohësisht i paisë ata me shkathtësi elementare për zhvillimin e uebfaqeve.
Poashtu ndihmon studentët për zhvillimin e strategjive të ndryshme për zgjidhjen e problemeve, planifikimin e projekteve dhe komunikimin e ideve, përderisa njëkohësisht i inkurajon ata të mendojnë në mënyrë kreative dhe të punojnë sëbashku.
Temat që përfshihen:
- Njohuri të përgjithshme rreth shkencave kompjuterike dhe teknologjisë së informacionit
- Përshtatshmëria e gjuhëve të ndryshme programuese dhe teknologjive
- Implementimi i strukturës së uebfaqeve duke përdorur
- HTML5
- HTML tags, dhe përdorimi i tyre
- Njohje me rregullat e CSS
- Programimi me JavaScript
- Dokumentimi, testimi dhe debug (heqja e gabimeve) në kod
- Transferimi i një problem nga një gjuhë tjetër (prozë, problem matematikor, apo gjuhë e panjohur programuese), në një kod të përshtatshëm.
TË DHËNA PËR KURSIN
- Mosha: 8-15 vjeç
- Numri i orëve: 30 orë
- Kohëzgjatja: 2.5 muaj
- 1 herë në javë (E shtunë) nga 3 orë
- Çmimi për kursin: 88.5 €
- Pagesa mund të bëhet me këste (deri në 3 këste)
Afati fundit për aplikim: 5 shkurt 2021