fbpx

CacttuKids prezanton programet në Panairin e Edukimit 2017

Njohuritë e programimit janë ndër njohuritë kryesore që fëmijët tanë duhet t’i mësojnë për t’u përgatitur për një të ardhme të sukseshme. Gjatë Panairit të Edukimit, që mbahet me datë 20 dhe 21 Prill, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, mund ta vizitoni CacttuKids dhe të informoheni më shumë se si fëmijët mund ta mësojë programimin duke filluar tani.

Gjatë panairit do të keni mundësinë të shihni se çfarë fëmijët mësojnë në CacttuKids dhe cilat programe ofrohen në shkollën tonë. Poashtu do të keni rastin të shihni lojëra që janë krijuar nga nxënësit dhe të mësoni se si argëtohen fëmijët e CacttuKids duke mësuar kodimin. Ndërsa, për fëmijët që regjistrohen gjatë panairit do të ketë edhe oferta me zbritje.

Përmes programeve mësimore në CacttuKids, fëmijët mësojnë se si ta zhvillojnë kreativitetin dhe imagjinatën, të krijojnë karaktere në lojëra, të zgjidhin probleme komplekse dhe të krijojnë lojëra të ndryshme. Ndër lojërat kryesore përmes të cilave fëmijët mësojnë janë: Kodu Game Lab, Flashy Fishbots, Minecraft, që mësohen përmes plan-programeve të avancuara të Microsoft Imagine Academy.

Na vizitoni gjatë Panairit të Edukimit dhe informohuni për çfarëdo pyetje shtesë që mund të keni. Dhe mos harroni, pa marrë parasysh se a dëshironi që fëmiu juaj të studiojë në fushën e shkencave kompjuterike apo jo, njohuritë që do t’i fitojë me CacttuKids do t’i shërbejnë si gurëthemel në zhvillimin e mëtutjeshëm.

Comments are closed.