fbpx

Konkursi për regjistrim të studentëve për vitin akademik 2020-2021

Shkolla e Lartë Profesionale Cacttus Education hapë konkurs për regjistrimin e gjeneratës së re të studentëve për vitin akademik 2020-2021.

Misioni ynë është të edukojmë profesionistë të kualifikuar që kërkohen nga tregu i punës, në kohën më të shkurtë të mundshme.

Edukimi profesional në Cacttus Education:

  • ofron programe të zhvilluara sipas kërkesave të tregut të punës,
  • ka shumë më shumë punë praktike gjatë mësimit,
  • mbahet në klasa dhe laboratore me të gjitha pajisjet e nevojshme, dhe
  • udhëhiqet nga mësimdhënës që janë profesionistë të lëmisë dhe aktualisht punojnë në këtë lëmi.

Konkursi është i hapur për këto drejtime:

Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobileProgrami për këtë drejtim ofron njohjen me gjuhët programuese, platformat, metodologjitë dhe teknikat më të fundit në fushën e zhvillimit të softuerit. Drejtimi përfshinë bazat teorike dhe praktike nga: programimi i orientuar në objekte, algoritmet dhe struktura e të dhënave, SQL, JavaScript, CSS, HTML5, jQuery, Ajax, korniza programuese MVC, serviset API, resurset e pajisjes (GPS, sensorët, NFC), dizajnimi lojërave, siguria për ueb dhe platformat mobile, teoritë kryesore për ndërmarrësinë dhe inovacionin etj.

Administrim i rrjetave dhe sistemeve. Programi për këtë drejtim ju njofton me teknologjitë dhe praktikat më të reja të instalimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të infrastrukturës së rrjetave dhe serverave, duke përfshirë: rrjetat LAN dhe WAN, rrjetat WIFI, serverat (Microsoft dhe Linux), databazat, virtualizimin, “cloud computing”, rrjetat mobile, sigurinë në nivel të rrjetës, dhe jep bazat e menaxhimit të projekteve të TI-së, komunikimit dhe shitjes.

Programet përgatisin për vende të punës si: zhvillues/e i/e aplikacioneve mobile, zhvillues/e i/e ueb aplikacioneve, zhvillues/e i/e databazave, programer/e kompjuterik/e, administrues/e i/e rrjetave, inxhinier/e i/e rrjetave, administrues/e i/e sistemeve, analist/e i/e sistemeve kompjuterike, inxhinier/e i/e sigurisë, integrues/e i/e sistemeve etj.

Shkalla e punësimit të studentëve të Cacttus Education është 83%.

Studentët që studiojnë në Cacttus Education, përpos diplomës, mund të marrin edhe certifikime industriale që njihen ndërkombëtarisht, si ato nga Cisco apo Microsoft.

Si parakusht për të aplikuar studentët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme dhe të posedojnë njohuri të gjuhës angleze.  Pas mbushjes së formës së aplikimit mbahet provimi pranues.

Regjistrimi i studentëve për vitin akademik 2020/2021 është i hapur!

Rezervo vendin tënd!

Apliko tani!

Yearbook 2018/20

Këtë vit përfunduan studimet edhe gjenerata e 3-të e studentëve të Cacttus Education. Këta të rinjë e të reja do të vazhdojnë me punën e tyre si profesionistë të rinjë të fushës së TIK-ut.

Stafi i Cacttus Education të gjithë studentëve të gjeneratës 2018/2020 iu uron shumë suksese dhe fat në rrugëtimin e tyre. Edhe ne kemi një thënie për të gjithë:

“The road to success is dotted with many tempting parking spaces.”

Përmes studimeve dy vjeçare Cacttus Education përgatitë profesionistë të radhës të cilët janë të gatshëm të ballafaqohen me kërkesat e tregut. Regjistrimet e studentëve për vitin e ri akademik 2020/21 janë të hapura.

Regjistrohu Tani!

Studimet në Cacttus Education|Çka thonë studentët tanë

Cacttus Education si shkollë e lartë profesionale e teknologjisë së informacionit ka për qëllim të edukojë profesionistë të kualifikuar që kërkohen nga tregu i punës, në kohën më të shkurtë të mundshme.

Cacttus Education ofron studime në dy drejtimet më të kërkuara:

Me fokus në fushën e teknologjisë Cacttus Education ju ofron më të mirën për sa i përket përgatitjes profesionale në këtë fushë. 

Studimet në Cacttus Education janë të ndërlidhura me punësimin dhe përgatitjen për tregun e punës, si në aspektin teorik ashtu edhe në atë praktik. Flamur Bajra, student i diplomuar në drejtimin “Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile”, tregon për rrugëtimin e tij nga Londra në Kosovë dhe përvojën e tij gjatë studimeve në Cacttus Education:

Për studentët e Cacttus Education shpeshherë angazhimi në punë praktike rezulton edhe në ofertë për punë. Shaqir Maliqi, i diplomuar në drejtimin “Administrim i rrjetave dhe sistemeve” është njëri ndër studentët që ka filluar angazhimin e tij si praktikant gjatë vitit të parë të studimeve në, Cacttus Education ku pastaj iu është ofruar kontratë pune në Cacttus sha. Sot Shaqiri punon në Ipko LLC si Administrator i Sistemeve. Shaqiri tregon:


Përmes studimeve dy vjeçare Cacttus Education përgatitë profesionistë të radhës të cilët janë të gatshëm të ballafaqohen me kërkesat e tregut. Regjistrimet e studentëve për vitin e ri akademik 2020/21 janë të hapura.

Regjistrohu Tani!