fbpx

Arbër Basha, iOS Developer në Gjirafa.com

Arbri ka studiuar në Cacttus Education në drejtimin “Zhvillimi i uebit dhe aplikacioneve mobile”. Përgjatë studimeve ai ka qenë i përfshirë edhe në punë në kompaninë Cacttus Sha, duke vazhduar pastaj në kompaninë Zombie Soup.

Tani, karrierën dhe profesionin e tij është duke e vazhduar si iOS Developer në Gjirafa.com

Filloi regjistrimi për Shkollën Verore 2020 | ONLINE

Orari:

  • E hënë, e martë, e mërkurë, e enjtë , e premtë 10:00 – 14:00 (4 orë në ditë)

Çmimi:

  • Pakoja e kurseve (3 kurse): 250.00 €
  • Një kurs: 90.00 €

Kurset:

  • Introduction to Programming
  • Front End Web Development
  • Graphic Design

A keni menduar të përfshiheni më një projekt pak më ndryshe këtë verë? A jeni një person kreativ që ka interesim për dizajn dhe programim? Në Cacttus Education për ju edhe këtë vit sjellim Shkollën Verore. Kurset e përzgjedhura këtë vit ua bëjnë më të lehtë të kyqeni në fushën e programimit dhe dizajnimit të koncepteve vizuale.  

Kombinimi i lëndëve në planprogram ju mëson gjithçka që ju duhet të dini rreth krijimit e zhvillimit të ueb faqeve, konceptet e programimit si metodat e variablat dhe krijimit të materialeve promovuese dhe identitetin e një brendi.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë t’i avancojnë shkathtësitë e tyre dhe të mësojnë gjëra të reja mund t’i ndjekin kurset:

Për të aplikuar, tek trajnimet profesionale zgjedhni kurset e shkollës verore që dëshironi t’i ndiqni.

Pse të studioni në fushën e teknologjisë

Për maturantët që janë në përfundim të shkollës së mesme, tani është faza ku duhet të zgjedhin profesionin e tyre. Çka të studiojnë në të ardhmen, që më vonë ta zhvillojnë karrierën në atë fushë.

Ndoshta disa prej jush e keni menduar të studioni në IT, por jeni ende duke e shqyrtuar si mundësi. Që t’ua bëjmë më të lehtë këtë vendim, kemi përgatitur një listë me arsyet pse ia vlenë të studioni në fushë e teknologjisë:

  • Teknologjia është e përfshirë në secilin aspekt të jetës sonë.
  • Mundësitë e punësimit janë të shumta
  • Me profesionet e fushës së teknologjisë mund të punoni në secilën industri, nga ekonomia, e deri tek artet
  • Puna juaj ka ndikim të drejtëpërdrejtë në fushën ku do të punoni
  • Mund të krijoni shpikje/programe inovative
  • Përmes projekteve të ndryshme mund të shprehni kreativitetin tuaj
  • Fusha e teknologjisë vazhdimisht sjell risi dhe inovacione

Duhet të keni parasysh, që teknologjia përpos programimit ofron edhe shumë mundësi të tjera. Prandaj është e rëndësishmë që të hulumtoni sa më shumë, nëse vendosni të studioni këtë fushë.

Përmes Qendrës së Karrierës në Cacttus Education ne ju ofrojmë studentëve tanë këshillim të vazhdueshëm për karrierën e tyre gjatë studimeve si dhe i njoftojmë me mundësi të ndryshme për tu kyqur në punë dhe praktikë.

Mëso më shumë se si mund të bëhesh student në Cacttus Education.