fbpx

Java Globale e Ndërmarrësisë në CACTTUS Education

Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, në CACTTUS Education është organizuar një panel diskutimi me temën: Women in STEM.

Në eventin e moderuar nga Vildane Kelmendi, Drejtoreshë e Programeve në CACTTUS Education, pjesëmarrëse ishin: Melina Hajdini, pjesë e CACTTUS Business Solutions, Drenusha Imeraj nga Polymath, Melisa Bekaj pjesë e Barut, Egzona Vllasaliu nga kompania ORNIO AS, Rrezarta Pllana nga CACTTUS Business Solutions si dhe Vildane Kelmendi, Drejtoreshë e Programeve në CACTTUS Education, të cilat ndanë me të pranishmit përvojën dhe sfidat në të cilat kanë kaluar gjatë karrierës së tyre. Fuqizimi dhe inkurajimi i vajzave dhe grave për t’u kyçur në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit ka qenë gjithmonë prioritet për CACTTUS.

Pjesëmarrja aktive në këtë fushë kontribuon në ngritjen e barazisë gjinore andaj CACTTUS dhe CACTTUS Education do të vazhdojnë të përkrahin çdo iniciativë e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes, inspirimit, dhe fuqizimit të vajzave dhe grave që duan të ndjekin profesionet në TIK. #gew2021#GEW

Java Globale e Ndërmarrësisë

#GEW shënon Javën Globale të Ndërmarrësisë. Kjo ngjarje do të mbledhë +50 partnerë, mbështetës, institucione qeveritare dhe sektorin privat, për të inspiruar dhe vlerësuar ndërmarrësit.

#CACTTUSEducation do të organizojë një panel diskutimi, me temën Women in STEM, në objektin e CACTTUS Education.

Ngjarja do të fillojë ditën e Martë, 9 Nëntor nga ora 16:00.

Ju mirëpresim! #GEW2021

Cacttus Education dhe Caritas Kosova nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi.

Bashkëpunimi mes Cacttus Education dhe Caritas Kosova ka për qëllim mbështetjen e të rinjve, përmes implementimit të projekteve që kanë për qëllim përgatitjen e të rinjve për punë. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Ekzektuiv i Cacttus Education, Besim Ilazi dhe Drejtori Ekzekutiv i Caritas Kosova, Alfred Pjetri.

Kjo marrëveshje synon të krijojë një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet të dy palëve, për të identifikuar të rinj të cilët do të trajnohen dhe aftësohen profesionalisht.