fbpx

App Development Challenge në Cacttus Education

U mbajt punëtoria 4 ditore APP Development Challenge. Sfidën e hapëm me folësin Çelik Nimani, CEO në kompaninë Frakton. Përpos përvojës së tij, Çeliku ndau me pjesëmarrësit edhe këshilla e sugjerime, si dhe mundësitë që Fraktoni o ofron për talentët e rinjë në fushën e programimit.

Përmes punëtorisë, grupet e të rinjëve të moshës 17-25 vjeç garuan mes vete për idenë më kreative për aplikacion. Fituesit e sfidës kanë mundësinë ta zhvillojnë idenë e tyre më tutje në Cacttus Education.

Ekipet fituese të sfidës janë:

Vendi I: R- Bike (Rent a bike)

(Yll Memeti, Viktor Ahmeti, Adonis Deliu, Mirjeta Hajdari).

Vendi II: Aplikacioni Libri

(Blerta Jashari, Erblin Pelaj)

Vendi III: My Safe Kid

(Armela Hajra, Arjan Tërshnjaku)

Një falenderim i veçantë shkon për anëtarët e jurisë: Edon Sekiraqa, Astrit Spanca dhe Vildane Kelmendi, të cilët me shumë përkushtim vlerësuan idetë e prezantuara nga pjesëmarrësit.

Intervistë për punëtorinë, në Emisionin e Mëngjesit në Radio Kosova.


Comments are closed.