fbpx

Storje suksesi në WOW3-Lumta Ramadani

WOW është program përmes të cilit vajzat e trajnuara përfitojnë shkathtësi të duhura për të gjetur punë si të vetëpunësuara në tregun e punës online. Projekti WOW 3 synon të rrisë vetëdijësimin e vajzave të reja në rolin e punës online, mundësitë e punësimit, dhe mundësinë për t’u anagazhuar në punë nga distanca.

Lumta Ramadani është njëra nga pjesëmarrëset më të sukseshme në projektin WOW 3. Ajo tashmë ka treguar shumë sukses me punën dhe përkushtimin e saj, duke fituar 6 kontrata pune, ndër të cilat është edhe një kontratë njëvjeçare.

Lumta ka përfunduar studimet bachelor në Banka, Financa dhe Kontabilitet në Universitetin e Prishtinës dhe master në Ekonomiks poashtu në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, ka qenë dy herë përfituese e bursës Erasmus Mundus.

Për nga natyra është njeri që ka dëshirë të mësojë gjëra të reja. Përmes Dizajnit Grafik  ajo synon ta shpërfaqë kreativitetin dhe shijen e sofistikuar për dizajne, që burojnë nga udhëtimet e saj të shumta jashtë vendit, që e kanë frymëzuar.

Lumta thotë:

Rrugëtimi im ka qenë i vështirë, mirëpo nuk jam dorëzuar. Jam person që nuk dorëzohem asnjëherë. Qëllimi im ka qenë të gjej punë, e kam marrë me shumë seriozitet këtë qëllim dhe ja kam dalur mbanë. Mendoj që duhet të jesh largpamëse dhe të besosh në veten tënde e të besosh që ti mund të arrish çkado, e pastaj natyrisht që i arrin të gjitha synimet e tua.

Comments are closed.