fbpx

Rëndësia e punës praktike gjatë studimeve

Puna praktike i bën studentët më të aftë dhe më konkurrentë në tregun e punës. Përpos njohjes me një fushë dhe fitimit të përvojës në një fushë, puna praktike është mundësi e mirë për ta parë se sa përshtatesh ti me një karrierë.

Duke bërë një punë të mrekullueshme dhe duke bërë më shumë se çka kërkohet prej teje, ti krijon një përshtypje shumë të mirë që do të rezultojë të paktën në një letër të mrekullueshme rekomandimi, apo edhe të rezultojë në një ofertë potenciale për punë.

Për studentët që studiojnë në Cacttus Education, në shumicën e rasteve, puna praktike ka rezultuar në ofertë pune, apo të paktën në përfitim të njohurive të mjaftueshme për ta parë se si funksionon apo si të ushtrohet një profesion. Duke parë rëndësinë e punës praktike dhe nevojën për t’i përgatitur studentët për tregun e punës, Cacttus Education, programet e studimit i fokuson në përfitimin e njohurive praktike, qoftë përmes projekteve reale në klasë, apo përmes angazhimit të studentëve të vet në punë praktike.

Si rrjedhojë 80% e studentëve të Cacttus Education janë tashmë të punësuar, kurse të tjerë janë të angazhuar në punë praktike. Kjo, falë programit të studimit, që përpos përfitimit të njohurive teorike, nxitë studentët të angazhohen edhe në punë praktike. Përmes lëndëve si “Komunikimi në Biznes” studentët zhvillojnë shkathësitë e buta, dhe përgatiten për të aplikuar, dhe për t’i prezantuar shkathësitë e fituara tek punëdhënësit potencialë.  Në këtë mënyrë Cacttus Education ua lehtëson studentëve qasjen në praktikë pune.

Praktika është një mënyrë shumë e mirë për të mësuar se si mund ta ushtrosh një profesion. Pyetjet janë qelësi kryesor për të mësuar gjatë praktikës, kurse të qenurit fleksibil përgjatë praktikës mund të hapë shumë dyer të reja në rrugëtimin tuaj drejt karrierës.

Comments are closed.