fbpx

Pse duhet t’i mёsojmë fёmijët të kodojnë

Nё epokёn digjitale në të cilën po jetojmë, telefonat mobilë, kompjuterët dhe tabletët janë pjesё e jetёs sonë të përditshme. Prandaj, krahas leximit, shkrimit dhe aritmetikёs, fёmijët e sotёm duhet tё mёsojnё se si tё krijojnё pograme digjitale. Ndёrsa fëmijёt tanё rriten, aftёsia e kodimit do tё bёhet thelbёsore nё sukesin e tyre, njejtё si leximi dhe shkrimi, pavarёsisht se çfarё profesioni ata zgjedhin.

Kodimi sot ёshtё po aq i rëndësishëm sa shkrim-leximi

Duke pasur parasysh rëndësinë e kodimit sot, është e rëndësishme që fëmijët tanë të fillojnë sa më herët ta mësojnë këtë shkathtësi. Shumica e profesioneve të së ardhmes janë të lidhura ngushtë me teknologjinë. Pёr kёtë arsye, duhet t’i japim rëndësi kodimit po aq sa shkathtësive si shkrim-leximi.

Kodues nuk janё vetёm djemtё. Kjo shkathtësi është njësoj e rëndësishme edhe për vajzat, sepse kodimi është aftёsi krijuese dhe e domosdoshme nё jetё.

Kodimi ёshtё kreativ dhe argёtues

Scratch lejon fёmijёt tё fillojnё rrugëtimin drejt programimit përmes lojërave. Pasi që Scratch ju mundëson ta modifikojnë lojën përmes editimit të kodit ekzistues, është prej mënyrave më të lehta për ta mësuar kodimin. Me Scratch, fëmijët poashtu kanë mundësinë të gjejnё dhe  ripërpunojnë programe qё kanё shkruar tё tjerёt pёr tё shtuar elemente të reja.

Kodimi ndërton vetёbesimin

Disa fёmijё kanë vështirësi më të mësuarit në klasë, por kur vie puna tek programimi punojnë me përkushtim për t’i arritur qёllimet e vendosura. Programimi iu jep atyre mundёsinё pёr tё kontrolluar fatin e tyre. Kjo i lejon ata tё krijojnё njё botё ku nuk ka rrugё tё paracaktuara, as “njё mёnyrё tё drejtё” pёr t’i bёrё gjёrat. Në këtë mënyrë krijohet njё vetbёsim duke dëshmuar se ata mund t’i krijojnë rrugёt e tyre , tё krijojnё zgjedhjet e tyre, nё mёnyrën e tyre.

Artikull i përshtatur nga Hackerchick
Comments are closed.